“Blej një ishull dhe e mbush me femra”, shakaja e Riçarlison gjeneron një lumë kritikash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 20:08

“Blej një ishull dhe e mbush me femra”, shakaja e Riçarlison gjeneron një lumë kritikash

Sulmuesi i Totenhemit në Premier Ligë dhe pjesë e Brazilit në “Katar 2022”, Riçarlison ka shkaktuar një lumë polemikash me një intervistë të dhënë për mediat e vendit të tij. Teksa pesë herë kampionët e botës pritet të debutojnë në Katar, sulmuesi ka lëshuar një mufkë që nuk ka kaluar pa komente e shumë kritika.

copa-america-2021-brasil-vs-venezuela-390x285

Gjatë intervistës dhënë për mediat e vendit të tij, Riçarlison ka dashur të kopjojë Ronaldinjon, duke deklaruar: “Kur të tërhiqemnga futbolli e kam vendosur që të blej një ishull dhe ta mbush plot me femra”. Sulmuesi i jeshilartëve i është referuar një fotoje të publikuar nga Ronaldinjo pak vite më parë, teksa harbohej në një pishinë, i rrethuar nga pesë vajza me rroba banje në këmbët e lojtarit.

Përgjigjja e sulmuesit të Totenhemit ka ardhur në vijim të pyetjes së bërë nga gazetarja, që e ka ngacmuar nëlidhje me planet e tij pasi ta mbyllë me futbollin e luajtur. Deklarata e Riçarlisonit ka qenë në kuadrin e një shakaje, por që nëfakt i ka tejkaluar kufijtë e etikës dhe kjo ka shkaktuar mjaftpolemika në Brazil. Kujtojmë se dhe vetë Ronaldinjos iu desh tësqaronte publikun për foton e publikuar prej vetë atij.

Ajo qëpritet tani është reagimi i trajnerit Tite, nëse do të marrë ndonjëmasë ndaj lojtarit të tij, apo do ta kalojë thjesht në kuadrin eshakasë. Brazili e nis turneun në Katar si një nga favoritët kryesorë me “Seleçaon” në kërkim të titullit të 6-të botëror. Kujtojmëse Brazili nuk humbet prej 15 ndeshjesh radhazi, që pas disfatësme Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2021.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"