Blazhevski fazë rikuperimi në Shkup, lajme të mira për Kobinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 15:10

Blazhevski fazë rikuperimi në Shkup, lajme të mira për Kobinën

Dejan Blazhevski vazhdon të jetë jashtë fushe. Sulmuesi i bardhebluve edhe dje nuk është stërvitur me grupin. Maqedonasi vazhdon të ketë probleme në kofshë. Mësohet se ai është rikthyer në Shkup, ku po kryeson fazën riaftësuese.

blazhevski

Gjithsesi, deri në sfidën me Flamurtarin ka akoma edhe pesë ditë dhe lojtari mund të jetë gati për të luajtur. Vazhdojnë problemet për Namdi Oduamadin, i cili është në spital, pasi ka thyer klavikulën. Kthimi i tij pritet të ndodhë në muajin nëntor.

oduamanti

Ndërkaq, ka lënë pas dëmtimin Uinful Kobina. Lojtari është paraqitur në stërvitje dhe ka vazhduar punën me grupin, duke qenë i gatshëm për sfidën me Flamurtarin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"