Blazhevski: E njoh historinë e Tiranës, këtu vlen vetëm fitorja. Ja pse festova në atë mënyrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 21:21

Blazhevski: E njoh historinë e Tiranës, këtu vlen vetëm fitorja. Ja pse festova në atë mënyrë

Lojtari i ndeshjes mes Tiranës dhe Luftëtarin, u shpall autori i golit të parë, maqedonasi Dejan Blazhevski, dhe në intervistën për Supersport, ai u shpreh:

blazhevski

Kënaqësia për golin e parë te Tirana, pas këtyre javëve jo fort të qeta?

Ndihem mirë sepse shënova, por më me shumë rëndësi, sepse fituam dhe morëm pikët. Kjo ka më shumë rëndësi nga ndeshja e sotmja. Duhet të falënderoj shokët e skuadrës, sepse nëse nuk më pasojnë, as unë nuk mund të shënoj.

Si ndihesh që në ndeshjen e katërt, zgjidhesh lojtari i ndeshjes?

Do vazhdoj të jap akoma më shumë, dhe do vij më shpesh këtu. E rëndësishme është fitorja për skuadrën.

Mendoni se kampionati shqiptar është më i fortë se ai maqedonas?

Nuk i njoh të gjitha skuadrat, pasi kemi bërë vetëm 4 ndeshje. I kam parë në televizor, por kam parë që të gjitha janë të forta. Në Maqedoni, Vardari dhe Shkëndija janë në një nivel tjetër. Rezultatet janë gjithmonë 1-0, apo 2-1, dhe këtu në Shqipëri mendoj se kampionati është akoma më i fortë.

E njihni emrin e madh të Tiranës?

Kur kam ardhur, e di që është klubi më i mirë në Shqipëri. Mund ta krahasoj me Vardarin në Maqedoni. Ka më shumë tituj, dhe e di se sa presion ka këtu. Gjithmonë kërkohet fitorja. Duhet të arrijmë Kupat e Europës, por objektiv është edhe titulli kampion, pasi tifozët e duan shumë.

Shpjegimi i festës së golit. Ju mungon një “brate”(vëlla apo shok nga ish-jugosllavia) në ekip?

Kur ishim në dhomë, isha me shokun e dhomës, Hasanin, po mendonim nëse do bënim diçka kur të shënonim, dhe pasi unë shënova, thjesht e shpika. Këtu kam familjen, dhe ndihem shumë mirë. Kam krijuar edhe miq të mirë këtu. Edhe Berishën e njoh, pasi është nga Shkupi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"