Bizhdili “zbarkon” në Ersekë, trajneri Magani “skanon” fazën: Kompletohemi me 3 afrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2022 | 23:32

Bizhdili “zbarkon” në Ersekë, trajneri Magani “skanon” fazën: Kompletohemi me 3 afrime

Nexhat Bizhdili “zbarkon” në Ersekë. Presidenti ka vizituar ekipin dje dhe ka marrë informacion për gjendjen e çdo lojtari. Me startin e kampionatit që po afron, edhe numri një i klubit kërkon që të bëjë një bilanc paraprak. Merkatoja e Besës nuk është mbyllur ende, madje brenda javës priten tri afrime.

bizhdili magani

Është vetë Gugash Magani që e zbulon këtë gjë, gjatë një interviste të dhënë enkas për “Panorama Sport”. Trajneri analizoi fazën përgatitore, miqësorët dhe nuk ngurroi që të komentonte hedhjen e shortit të Kategorisë së Parë.

U hodh shorti i Kategorisë së Parë…

Për mua kampionati nuk është aspak i lehtë. Të gjitha skuadrat janë të forta dhe meritojnë respektin maksimal. Dihet se do të ndeshemi brenda dhe jashtë fushës sonë, ndaj mendoj se ajo që ka më shumë rëndësi, është që të përgatitemi për çdo përballje.

E nisni me Tomorin, si e prisni javën e parë?

Është një ekip që vitet e fundit ka qenë në vendet e para të klasifikimit dhe ka pretenduar ngjitjen në Superiore, kështu që e parashikoj një përballje të fortë.

Kundër Devollit në miqësore dolët të humbur, a ka vend për shqetësim?

Ne jemi në kulmin e fazës së ngarkesave, kështu që mendoj se rezultatet janë në plan të dytë. E përmenda edhe pas miqësores, që lodhja ka bërë të veten. Kemi punuar me ritëm të lartë dhe kjo jep efektet e veta.

A e ka mbyllur merkaton Besa?

Po mundohemi që të afrojmë edhe dy-tre lojtarë të tjerë dhe nëse gjithçka shkon sipas planeve, i presim deri në fund të javës. Edhe pse jemi pak vonë, mendoj që deri në fund të kampionatit do të jemi të kompletuar.

Kur do jetë zyrtarisht gati ekipi?

Ajo që ka rëndësi është se 90% e grupit kanë marrë ngarkesat e duhura dhe do të jenë të gjithë të gatshëm për të dhënë më të mirën në ndeshjen e parë.

Si është axhenda për pjesën tjetër të fazës?

Kemi edhe një miqësore me Pogradecin në Ersekë të shtunën në orën 17.00 dhe të mërkurën në Korçë në orën 17.00.

KOÇO LILO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"