“Bizhdili si i shtëpisë, Hasanbelliu autoritar, Zeqo revolucionar”, vlerësimet e Shehit për presidentët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 22:03

“Bizhdili si i shtëpisë, Hasanbelliu autoritar, Zeqo revolucionar”, vlerësimet e Shehit për presidentët

Portieri dhe kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, në një rrëfim unik për “Panorama Sport”, ka bërë nga një vlerësim sipas këndvështrimit të tij për të gjithë presidentët e klubeve me të cilët ka punuar gjatë karrierës.

Shehi dhe Zeqo

Keni punuar me shumë presidentë klubesh gjatë karrierës…

Kam ndërruar gjashtë-shtatë ekipe dhe me të gjithë kam pasur marrëdhënie të mira dhe korrekte. Kanë qenë të gjithë që kanë dhënë shumë për futbollin dhe shumë të pasionuar.

Vëllezërit Koka?

Dy ish-futbollistë të afeksionuar shumë me skuadrën, si Lefteri si Nar Koka ishin donatorët e Teutës në 1995.

Besnik Sulaj?

Isha huazim te Bylisi, Sulaj ishte një president që jetonte me futbollin, e donte futbollin. Linte punët e veta dhe i rrinte ekipit nga pas.

Edmond Hasanbelliu?

Shumë i qetë, shumë gjakftohtë. Kemi humbur titullin në ndeshjen e fundit në 2000 dhe morëm kupën. President autoritar, i cili i jepte mbështetje trajnerit dhe s’kishte situata problematike në ekip.

Albert Xhani?

Te Partizani gjeta dy presidentë, Piro Angjeli dhe Albert Xhani. Piro ishte më shumë si shok, pasi ishte djalë i ri, i përkushtuar. Xhani ishte president që dha gjithçka për futbollin, shkriu pasurinë e tij për futbollin. Shumë i afërt me lojtarët, madje më shumë se ç’duhet. Jetonte 24 orë me futbollin.

Nexhat Bizhdili?

President si i shtëpisë me ne…! Pretendonim për titull dhe fituam kupën. Xhati ka qenë në çdo moment me ekipin, i kënaqur me të gjithë ekipin. Bënte maksimumin. Unë ika te Skënderbeu dhe deri diku u mërzit pak.

Agim Zeqo?

President që ndërtoi një klub model. E mori ekipin nga hiçi dhe ndërtoi gjithçka. Fatkeqësi e madhe që njerëz si Zeqo largohen nga futbolli shqiptar.

Ardjan Takaj?

Kam konflikt interesi me Takajn sepse kam marrëdhënie shoqërore, miqësore. Kam pesë vite me të, merr vesh shumë nga futbolli dhe nuk merr vendime kur është i nxehur. Kjo është arma e fortë e tij. Arma tjetër e fortë është që na merr mendimin sa herë ndodhemi në situata të vështira. U tregua i zgjuar që mori trajner Josën dhe Pejiç e Lilaj që na ndihmuan shumë në kampionat.

*** Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës në versionin print ***

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"