Bizhdili “mbyll” debatin me klubin e Erzenit: Mendja tek Apolonia!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2021 | 14:31

Bizhdili “mbyll” debatin me klubin e Erzenit: Mendja tek Apolonia!

Nexhat Bizhdili nuk ka dashur të reagojë për shqetësimin e ngritur nga ai vetë në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”. Presidenti i Besës reklamonte pabarazi në garë dhe në mënyrë të veçantë merrej me shijakasit dhe 6 penalltitë që u janë akorduar në po kaq javë kampionat. Kjo deklaratë acaroi ndjeshëm Erzenin dhe ishte koordinatori Fundim Dollaku që iu kthye, duke thënë:

Bizhdili-2

“Nuk janë ankuar skuadrat kundërshtare, por ndërkohë na flet Bizhdili dhe përpiqet të na njollosë punën. Nuk na ka vënë kush pistoletën në kokë për ngjitjen… Në Shijak luhet futboll i pastër, pa hile dhe i them gjithashtu se në Shijak ka burra, nuk ka karamele. Karamele ndoshta ka në Kavajë, por jo në Shijak”. Gazeta e ka kontaktuar dje numrin një të klubit verdhezi dhe ai po shkurtimisht tha:

“Nuk dua të vijoj më debatin. Jam i përqendruar plotësisht te Besa dhe takimi i radhës që luajmë në fushën tonë këtë fundjavë me Apolonisë. Fierakët janë një ekip i fortë dhe ne synojmë vetëm fitoren në këtë takim”.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Akuzoi Erzenin se merr penalltitë si “karamele”, koordinatori klubit i përgjigjet Bizhdilit: Shijaku ka burra, nuk na kanë vënë pistoletën në…

“Shfryn” Nexhat Bizhdili: Erzenit i japin penallti si “karamele”, ja paralajmërimi për FSHF-në

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"