Bitri stërvitet me grupin, në dyshim derbi i Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 18:00

Bitri stërvitet me grupin, në dyshim derbi i Kupës

Eneo Bitri nuk ia doli të luajë më shumë se 12 minuta në ndeshjen ndaj Kastriotit për shkak të një dëmtimi të pësuar në minutat e para në një duel me një prej kundërshtarëve, ku mbrojtësi i kuq pësoi goditje. Më pas ai nuk mundi të vazhdojë më dhe trajneri Mehmeti vendosi ta zëvendësojë me Kristi Koten.

bitri

Të enjten të kuqtë luajnë ndaj Dinamos dhe prania e Bitrit në këtë sfidë nuk është e sigurt. Ekzaminimet nuk kanë nxjerrë një dëmtim serioz të tij, gjithsesi ndeshja e radhës është shumë afër në kohë dhe prania e mbrojtësit është në dyshim.

Skuadra ditën e djeshme ka zhvilluar stërvitjen e radhës, e cila nisi në orën 13:00 dhe ish-mbrojtësi i Astanës ishte pjesë e seancës. Ai u stërvit me grupin në pjesën më të madhe të stërvitjes, por u kujdes të mos sforcohej shumë, për të mbajtur në kontroll dëmtimin.

Mungesa e tij ndaj Dinamos do t’i krijonte jo pak probleme trajnerit Mehmeti për shkak se do të duhej të spostonte Sotën në qendër dhe krahu i majtë do të duhet t’i besohet Hadrojt, i cili ka ardhur vetëm para pak ditësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"