Bisedimet për rinovimin po dështojnë, Nojer tremb Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 11:31

Bisedimet për rinovimin po dështojnë, Nojer tremb Bajernin

 Manuel Nojer po përballet me një të ardhme të pasigurt te Bajerni i Mynihut, klubi që ai ka quan shtëpi prej gati një dekade. Portieri gjerman kërkon që të zgjasë bashkëpunimin e tij me kampionët e Gjermanisë përtej kontratës aktuale (2021), por bisedimet me klubin kanë ngecur.

Nojer

Sipas “Bild”, gardiani 33-vjeçar kërkon një kontratë më të gjatë sesa ajo që i ofron klubi dhe nuk përjashtohet mundësia që negociatat edhe të dështojnë. Kampioni i botës me Gjermanisë është në fazën e fundit të karrierës së tij, por ai dëshiron një tjetër marrëveshje shumëvjeçare në “Allianz Arena”, ku ai luan prej vitit 2011 pas transferimit nga Shalke.

Kontrata aktuale e kapitenit skadon në fund të sezonit të ardhshëm, por sipas shtypi gjerman nuk përjashtohet mundësia e një largimi të tij pa e mbyllur karrierën në Mynih. Bavarezët kanë siguruar shërbimet e portierit të Shalkes, Aleksander Nybel, me parametër zero, i cili do të vijë në verë.

Ai konsiderohet pasardhësi ideal i Nojerit dhe klubit i duhet të marrë një vendim të vështirë. Kur Nybel luante për skuadrën e të rinjve të Paderbornit, shokët e skuadrës e thërrisnin “Manuel”, sepse u kujtonte pikërisht portierin e Bajernit për shkak të cilësive të tij të ngjashme.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"