Bisedime me menaxherin, mbetet një “spiral” për Vidalin. Interit i propozohet edhe… Kuçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 0:24

Bisedime me menaxherin, mbetet një “spiral” për Vidalin. Interit i propozohet edhe… Kuçka

Aksi mbetet i nxehtë po ashtu si raportet e mira mes palëve. Fernando Feliçeviç dhe Xhuzepe Marota njihen mirë që prej verës së 2011-ës, kur së bashku bënë të mundur transferimin e Arturo Vidalit te Juventus nga Bajer Leverkuseni.

arturo-vidal-barcelona-2019-20_y9j4rxaih2ot13q1lhnowevk6

Nga sa filtron mes përfaqësuesve të futbollistit, nuk ka siguri qëndrimi në Katalonjë, pavarësisht largimit të Ernesto Valverdes nga stoli katalanas. Që do të thotë: për Interin ekziston ndonjë spiral i hapur dhe zikaltrit, me thesarin nga shitja e mundshme e Matias Vesinos, mund të rikthehen në sulm (për uruguaianin Evertoni ka ofruar 14, nevojiten 18).

GODITJE “LOW COST” – Normalisht pista mbetet e ndërlikuar nga faktorë të ndryshëm, së pari kohët e ngushta, meqenëse Barça do duhet të gjente zëvendësuesin.

Palët nuk kanë reshtur së biseduari, edhe të dielën ka pasur një kontakt: Interit i është propozuar edhe një tjetër klient i Feliçeviç, ose më saktë Çarls Aranguiz, në skadencë me Leverkusenin (çfarë rastësie!) dhe që mund të largohet me pak para: 5 milionë euro. Gjithmonë duke qëndruar te shanset me kosto të ulët, një emër që po qarkullon prej disa orësh është Juraj Kuçka i Parmës.

 POLITANO DHE PINAMONTI – Ndërkohë, në kuadër të largimeve, ditën e djeshme Mateo Politano ka kryer vizitat mjekësore me Napolin. “Axurrët” paguan 2 milionë euro për huazimin dhe do të shtojnë 19 milionë vitin e ardhshëm për detyrimin e blerjes. Pas kësaj lëvizjeje klubi jugor ka treguar interes edhe për Andrea Pinamontin, sulmuesin 20-vjeçar, i huazuar te Xhenoa por në pronësi të Interit: oferta e parë ka qenë prej 18 milionë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"