Biringueta pritet titullar, trajneri Beqiri: Me Erzenin do jemi më të fortë se në Lezhë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 15:14

Biringueta pritet titullar, trajneri Beqiri: Me Erzenin do jemi më të fortë se në Lezhë

Pasi fituan në Lezhë, një tjetër transfertë e pret Bylisin. Sot luajnë në Shijak, atje ku i pret Erzeni. Mungesa e vetme është ajo e Carkanjit, e megjithatë stafi teknik i bënë llogaritë me Biringuetën. Braziliani pritet që të debutojë, të paktën këto janë planet fillestare.

JETON BEQIRI

Jeton Beqiri beson te pikët, ndonëse është i vetëdijshëm për vështirësinë e kësaj transferte. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri thotë: “Ishte shumë e rëndësishme që morëm fitoren në start përballë Besëlidhjes, edhe pse nuk jam shumë i kënaqur për mënyrën se si ne luajtëm. Shorti na rezervon një tjetër transfertë të vështirë. Është çështje fati.

Ne nuk kemi mundësi që të zgjedhim kundërshtarët dhe për më tepër, vjen momenti që herët apo vonë përballesh edhe me të gjithë. Në natyrën time si trajner, nuk mendoj asnjëherë se do të hyjmë në fushë do të marrim 1 apo 3 pikë. Për mua është e rëndësishme që ekipi të luajë mirë dhe lojtarët të përfaqësojnë me dinjitet fanellën që mbajnë veshur.

Ndaj edhe verdiktin le ta japë fusha e lojës. Kemi respekt maksimal për ekipin e Erzenit, por ne si Bylis bëjmë llogaritë tona dhe unë garantoj se në çdo ndeshje do të luftojmë që të realizojmë synimin që ka klubi”.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"