Birçe: Zgjedhja e trajnerit i takon Idrizit, çfarë t’i them Sukajt e Ribajt kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 18:06

Birçe: Zgjedhja e trajnerit i takon Idrizit, çfarë t’i them Sukajt e Ribajt kur…

Trajneri i Flamurtarit, Luan Birçe, foli për mikrofonin e “Supersport” pas humbjes me Kukësin.

birce

Birçe deklaroi se ekipi i tij bëri maksimumin, por nuk pati fat, dhe me kaq u shpërblye në takimin e sotëm.

Të vjen keq për këtë humbje?

Dominuam në përqindjen më të madhe lojën, futbolli do dhe fat. U përpoqëm, krijuam raste. Edhe pse patëm mungesa, i përgëzoj çunat për atë që dhanë në fushë. Është ndeshja e dytë që luajmë mirë. Edhe takimin e kaluar patëm raste për të fituar. Deri këtu na çon fati. Do shikojmë më vonë. Jam i kënaqur që ekipi është në ngritje. Në pjesën më të madhe, ia lë fatit. Çfarë mund t’i thuash Sukajt apo Ribajt kur gjendet para porte? Bëmë maksimumin, kaq u shpërblyem.

Hodhët 4 sulmues që në fillim në fushë…

Udhëzimet para ndeshjes i kisha që skuadra të qëndronte te harku i mesit të fushës, në distancë 30 metra nga mbrojtja. Kur thyenim aksionet, kjo bënte që të dilnim me forca të shumta.

Jeni gati të mbani vendin e trajnerit?

Është zgjedhje ekskluzive e presidentit kjo. Për mua nuk është problem. Dua të falenderoj me këtë rast edhe Sadedinit, por ndryshimi i trajnerit ka të bëjë me mentalitetin e ekipit. Ndryshimi i trajnerit bëri të ndryshojë edhe mentaliteti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"