“Bir k…”, ja e vërteta e shfryrjes së Kristianos ndaj Sarrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 22:30

“Bir k…”, ja e vërteta e shfryrjes së Kristianos ndaj Sarrit

Kristiano Ronaldo përbën gjithmonë lajm, edhe kur shfaq ndonjë shenjë pakënaqësie në fushë, ndonëse Juventusi pas daljes së tij nga fusha e zgjidhi ndeshjen pikërisht me Dibalën, atë që e zëvendësoi. Gjithsesi, tensioni i postndeshjes me Milanin duket se është shuar thuajse totalisht, duke qenë se nga grumbullimi i luzitanëve kanë nënvizuar dje se Kristiano është stërvitur normalisht dhe është parë shumë në humor me shokët e ekipit. 

ronaldo

Gjithsesi, në Torino, edhe pse presin një sqarim me futbollistin, pas rikthimit nga impenjimet me përfaqësuesen, Kristiano Ronaldo është vënë nën lupën e mediave të ndryshme, për të kuptuar më saktë edhe fjalët që ka shprehur në drejtim të trajnerit Mauricio Sarri, pasi ky e thërriti në stol (ai shkoi direkt në dhomat e zhveshjes), në minutën e 55-të.

Cristiano-Ronaldo-substitution-Juventus-AC-Milan-1202723

Dhe nëse për median angleze, konkretisht për “The Sun”, CR7 i është drejtuar trajnerit duke i thënë “bir k…”, ajo që zbardh të vërtetën e leximit të buzëve të Kristiano Ronaldos është media portugeze, sipas të cilës 34- vjeçari ka thënë tekstualisht: “Porra caralho”, ose e përkthyer “Çfarë m…”, një frazë e thënë me nervozizëm, qartësisht dhe e shoqëruar më pas edhe me skenën e daljes nga fusha, ndonëse nuk duket se i revoltohet me vrazhdësi trajnerit Sarri. Gjithsesi, kjo dhe gjithçka tjetër do të sqarohet pas rikthimit në Torino.

JO MJEKIMIT

Kristiano Ronaldo e ka konfirmuar shpeshherë se është edhe mjek i vetes: “E njoh trupin tim me detaje. E di gjithashtu edhe sesa kohë do më duket të kuroj një dëmtim”, shprehej ai pas dëmtimit të pësuar në fillim të këtij sezoni, pas një ndeshjeje me Portugalinë.

ronaldo.juve.2019.20.milan.750x450

Dhe duke qenë se te Juventusi janë të shqetësuar për problemin në gju, i cili shkakton edhe dhimbje në muskujt e kofshës së djathtë, Ronaldo nuk ka pranuar që të vizitohet as nga mjekët e kombëtares. Ai i ka sqaruar ata se është thjesht një hematomë, e cila do të shfryhet me kalimin e orëve dhe nuk ka asgjë serioze, ndonëse në ditët e kaluara nuk e ka lejuar të bëjë lëvizjet e zhdërvjellëta në fushë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"