“Bingo” e jetës në Këlcyrë, arbitri shpëtoi kokën, por “vrau” kolegët!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 15:00

“Bingo” e jetës në Këlcyrë, arbitri shpëtoi kokën, por “vrau” kolegët!

GËZIM SINEMATI

Edhe pse e kemi zakon t’i harrojmë shpejt skenat e dhunës, ngaqë na mbivendosen mbi njëra-tjetrën, ajo e Këlcyrës duket se sinematimund të zërë vendin e një spoti tragjik të futbollit, ku futbollistët vrapojnë si të çmendur për të vrarë “shtrigën” (arbitrin) që kishte bërë magjinë e zezë në fushë.

Sa herë që dhuna kap majën e vitrinës, ku gjaku pushton ekranin dhe dikush shpëton mrekullisht pa lënë kokën në një lojë të egër me çmim tejet të lirë, kujtohemi se në Kategorinë e Parë dhe të Dytë ka jetë, madje që duhen shpëtuar.

Ajo që ndodhi në Këlcyrë, ku tifozët, si në kohën e gladiatorëve, ulën gishtin për të mos e falur arbitrin, kurse futbollistët (gladiatorët modernë) qëllonin me një zell të frikshëm gjahun njerëzor, duket si një ngjarje monstër kur e shikon nga televizori, ndërsa në fushë dhuna është si ajri që thithim.

E gjen kudo, të blerë me para, madje ka edhe një sekret se paraja që ecën më shumë në tregun e dhunës është ajo që fabrikohet për në laboratorin e FSHFsë. Atje ku dhuna nuk është mallkim, nuk është frikë, por një mall i shitur parakohe për të mbushur arkën, edhe pse me para gjaku…

Dhe gjaku në futbollin tonë është shumë i lirë, dhurohet falas kur flitet për të dhunuar, duke mbajtur në këmbë një sistem të pisët loje, që trazon dukshëm topin, ryshfetin, politikën, varfërinë ekonomike, paralizën mendore dhe lojën djallëzore të Institucionit, që krenohet edhe kur rreziku futet aq thellë në emër të topit, sa qytetet prishin miqësitë e vjetra.

Dhuna

Qytete që janë lodhur nga hallet dhe që mashtrohen nga futbolli, i cili vishet gjoja si festë në fillim dhe, në fund, apo edhe pa arritur fundi, e heq maskën për të treguar se loja kur deformohet, është më pranë vdekjes se sa jetës. Këtë e provoi edhe arbitri Paço, ai që fitoi “telebingon” e jetës këtë radhë në Këlcyrë, i cili tha disa fjalë që do të kujtohen edhe më shumë se skena e tërbimit masiv të futbollistëve.

Edhe vetë arbitrat u bënë gati t’i vërsuleshin viktimës, kur në intervistën klasike, ku falen mëkatet në ekran, ai ka deklaruar: “Nuk largohem nga futbolli. Ky është zanati im…”. E dëgjuam mirë apo na bënë veshët? Një arbitër i vogël, në një kategori inferiore, që shpërblehet simbolikisht nga FSHF, zbulon se bilbilin e paska zanat dhe tingulli i tij qenka muzika e jetës…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"