Bindin dy japonezë, klubi i Kategorisë së Dytë lëviz në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2020 | 23:57

Bindin dy japonezë, klubi i Kategorisë së Dytë lëviz në merkato

Ekipi i Devollit, gjatë përgatitjeve të këtyre dy javëve, ka zhvilluar edhe dy takime testuese, të parin me Arbërinë e Kosovës dhe të dytin me Vllazninë.

Devoli

Në këto takime stafi teknik ka pasur shumë lojtarë në provë dhe deri tani duket se e kanë kaluar atë dy futbollistë japonezë, njëri mbrojtës krahu dhe tjetri sulmues, si dhe qendërmbrojtësi kolonjar Gjoni. Po ashtu, me Devollin është bashkuar edhe mesfushori me shumë përvojë, Enea Demiri, i cili ka qenë pjesë e këtij ekipi vite më parë.

Në anën tjetër, vazhdojnë stërvitjen të gjithë futbollistët vendës të sezonit të kaluar, futbollistë të tjerë nga Korça dhe nga Maliqi. Për të mërkurën është planifikuar një tjetër miqësore, ku kundërshtar do të jetë Pogradeci.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Gjatë ditëve në vazhdim pritet që presidenca të fillojë firmosjen e kontratave me të gjithë futbollistët, të cilët do të kalojnë provën e teknikut Trifon Meraku. Devolli nuk mundi të mbijetonte në Kategorinë e Parë, pasi u mund në ndeshjen shtesë nga Partizani B.

THANAS GJATA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"