Bind Teuta, trondit Vllazninë në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2016 | 15:32

Bind Teuta, trondit Vllazninë në Shkodër

Teuta i ka shkaktuar një tjetër humbje Vllaznisë, pasi ka arritur të triumfojë pastër duke shënuar dy gola në Shkodër. Nga një gol për çdo pjesë loje u ka mjaftuar “djemve të detit” për të realizuar triumfin e katërt sezonal ndaj kuqebluve.

Ndeshja e futbollit, Teuta-Terbuni i Pukes, 2-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nAlbanian Super League football match Teuta vs Terbuni of Puka, 2-1, at the Niko Dovana stadium in Durres.

Sa u takon këtyre të fundit, duhet thënë se kanë bërë një nga takimet më të dobëta, sa i takon gjysmës së dytë të kampionatit. Vllaznia nuk ka vënë pothuajse asnjëherë në rrezik portën kundërshtare, çka u ka dhënë më shumë mundësi durrsakëve që të hidhen në sulm.

Me këtë fitore, Teuta barazohet me pikë me Kukësin në vendin e tretë të klasifikimit dhe pret ndeshjen e sotme që kundërshtari i saj do të luajë në shtëpi ndaj Skënderbeut. Ndërsa Vllaznia ka humbur një mundësi të artë për t’iu larguar edhe më shumë skuadrave të fundi të tabelës.

Pjesa e parë – Fillimi i lojës ka qenë më i mirë për miqtë, të cilët, përveç golit të shënuar, kanë arritur të neutralizojnë mirë manovrën sulmuese të ekipit kuqeblu.

Të besuarit e trajnerit Magani ishin të vendosur mjaft mirë në mesfushë duke mos u krijuar shumë hapësirë vendasve, të cilët kanë qenë tepër konfuzë në lojën e tyre. Mundësia e parë u takon shkodranëve pas një ekzekutimi të një goditje të lirë nga ana e Vrapit. Ndërkohë që miqtë në të parën mundësi reale arrijnë të shënojnë.

Musta në minutën e 17-të shfrytëzon më së miri një krosim nga këndi dhe pasi kërcen më shumë se mbrojtësit vendas, që e kishin lënë të pamarkuar, gjuan me kokë dhe realizon një gol mjaft të bukur. Avantazhi u jep qetësi durrsakëve, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vendasit, që shtojnë ritmin dhe kërkojnë barazimin.

Cicmil dhe Bardulla tentojnë me gjuajtje nga distanca për ta bërë një gjë të tillë, por herë mbrojtja dhe herë fati bëjnë që ta mbyllin ne disavantazh pjesën e parë.

Pjesa e dytë – Fraksioni i dytë i takimit është një fotokopje e së parës. Vllaznia vazhdon të jetë e paqartë në veprimet para portës kundërshtare, ndërkohë që miqtë janë të kënaqur me avantazhin dhe mundohen ta mbajnë kundërshtarin larg portës së tyre.

Shtubina mundohet të bëjë diçka, por është i pafuqishëm. Gjuajtjet nga distanca të shkodranëve nuk kanë forcën e duhur, ndërkohë që minutat kalojnë. Teuta është konkrete në veprime dhe arrin të shënojë edhe golin e dytë.

Në minutën e 74-t, Magani gjuan me kokë pas një krosimi në zonë dhe topi përplaset në shtyllë duke u kthyer sërish në zonën e vendasve. Megjithatë më herët sfera kishte kaluar vijën fatale dhe kryesori i takimit akordon një gol të rregullt. Dyfishimi i rezultatit mbyll takimin, ndërkohë që Cicmil në minutën e 77-të lë skuadrën e tij me 10 lojtarë, pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Në minutat e mbetura të takimit, shkodranët nuk rrezikojnë, duke u pajtuar në një- farë mënyre me humbjen.

VLLAZNIA TEUTA 0-2
GOLAT: Musta 17′, Magani 74′
VLLAZNIA: Dragojeviç, Cicmil, Pjeshka, Vrapi, Marku (Hakaj 76′), Sefa (Vecaj 46′), Shtubina, Kalaja, Bardulla, Çinari (Dibra 35′), Krymi. Trajner: A.Cungu
TEUTA: Moçka, Lukiç, Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Çyrbja (Hodo 57′), Hila, Lena (Gripshi 86′), Musta, Magani, Xhonatan (Hyseni 79′). Trajner: G.Magani.
KARTONË TË VERDHË: Krymi 62′, Cicmil 63′, 77′, Bardulla 87′ / Magani 62′ /
KARTONË TË KUQ: Cicmil 77′ (2v)
VËZHGUES: A.Mali /
DELEGAT: B.Çela
GJYQTARET E. Hamiti, E.Çokaj, P.Simoni (Lezhë)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"