Bind nigeriani, trajneri i Apolonisë “SMS” lojtarëve para sfidës me Maliqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2022 | 23:03

Bind nigeriani, trajneri i Apolonisë “SMS” lojtarëve para sfidës me Maliqin

Apolonia nuk ka në plan që të ndalet dhe sidomos në shtëpi. E nisën vitin me një barazim në Shijak dhe një fitore në Peqin, duke përmirësuar dukshëm pozitat në renditje. Për të mos zhbërë këtë ecuri, kërkohet vazhdimësi. Këtë të shtunë presin Maliqin dhe misioni është vetëm një: trepikëshi.

Apolonia-Erzeni 0-1

Përgatitjet janë në kulm dhe ngarkesat në rritje, ndërsa stafi teknik po punon me të dyja fazat e lojës. Italiani Juri Kanarsa i druhet euforisë, ndaj është munduar që të ulë me këmbë në tokë lojtarët. U ka dhënë një mesazh të qartë: “Asgjë nuk ka përfunduar, sepse ndeshje të tjera të rëndësishme na presin në javët e ardhshme”.

Harmonia në grupin fierak nuk mungon dhe të gjithë po punojnë shumë për objektivin sezonal. Madje, edhe afrimet e fundit po stërviten rregullisht dhe janë ambientuar me pjesën tjetër të ekipit. Apolonia nuk është ndalur vetëm me dy afrime në merkaton e janarit.

Në ditën e fundit të saj, bardhejeshilët kanë firmosur me një të huaj. Bëhet fjalë për Umejiego Mmesoma Anthony, i cili mori minuta edhe në Peqin. Ai është vetëm 19 vjeç dhe vjen nga Nigeria.

Federimi i tij është bërë në limite, pas disa ditësh provë. Trajneri është bindur, ndaj edhe klubi i ka ofruar kontratë. Apolonia kërkonte të përforconte sulmin duke qenë se sulmuesi i vetëm ishte Jeton Krasniqi. Grupi i lojtarëve i ka mirëpritur blerjet e fundit, duke qenë se në fund të gjithë janë për një qëllim.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"