Bind Kukësi, “shpërthen” Sokol Cikalleshi. Starova: Kupa mbetet një objektiv madhor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2014 | 12:34

Bind Kukësi, “shpërthen” Sokol Cikalleshi. Starova: Kupa mbetet një objektiv madhor

Bylis-Kukesi 1-2BYLISI-KUKËSI 1-2
GOLAT Meto 46’/ Cikalleshi 54′, 81′
BYLISI: Frashëri, Basriu, Shoshi, Llënga (Tahiraj 71′), Idrizaj, Doshlaku, Meto (Kuli 50′), Gërxho, Kastrati (Mustafaraj 78′), Bakiu, Shillova; Trajner: Emanuel Egbo
KUKËSI: Halili, Shameti, Brahja, Malota, Hallaçi, Progni, Uçe, Allmuça (Hysa 56′), Hoxha (Peter 64′), Izuçuku (Dikanoviç 92′), Cikalleshi. Trajner: Sulejman Starova
KARTONË TË VERDHË: Kastrati 30′, Doshlaku 78’/ Progni 31′, Uçe 41′, Hoxha 63′
KARTON I KUQ: Basriu 89′
DELEGAT: Hito Hitaj (Tiranë)
VËZHGUES: Myrteza Allkja (Elbasan)
GJYQTARET: L.Alla (Lushnjë), D.Korreshi, G.Koka (Lezhë)

MINUTAT
20′ Bylisi ka një rast të artë, Meto i merr bukur krahun e djathtë, kroson në zonë për Doshlakun, i cili gjuan, por Halili largon rrezikun.
23′ Ka faull për Kukësin, Allmuça kroson në zonë, atje ku ndodhej Izuçuku, ka rrezikshmëri, por portieri Frashëri tregohet i saktë në pritje.
46′ Ka goditje dënimi për Bylisin. Ekzekuton nga 20 metra largësi Meto dhe me mjeshtëri e dërgon topin në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Halili, të cilit nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta shoqërojë me shikim topin dhe 1-0.
51′ Goditje këndi për Kukësin, kroson Hoxha në zonë, godet me kokën Shameti, por Frashëri bën mrekullinë duke e grushtuar topin. Por nuk mbaron me kaq, pasi provon edhe Izuçuku, i cili godet sërish, por edhe këtë ketë herë portieri pret pa problem.
54′ Një gabim në mbrojtjen e Bylisit, shpërqendrohet Llënga, aty përfiton Izuçuku, që i rrëmben topin dhe gjendet i vetëm përballë Frashërit dhe pason për Cikalleshin, i cili me portën bosh shënon dhe 1-1.
57′ Faull për Bylisin në afërsi të zonës, Kuli provon nga 17 metra, por topi kalon vetëm ngjitur me shtyllën.
81′ Sërish një pakujdesi e mbrojtjes ballshiote, përfiton Hysa, i cili merr krahun e djathtë, pason për Cikalleshin. Sulmuesi ishte “harruar” nga mbrojtja e vendësve, ndaj pa vështirësi gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë dhe 1-2.

Kukësi mposht 2-1 Bylisin në “Adush Muça” dhe e sheh veten pranë kualifikimit në gjysmëfinale. Dopieta e realizuar nga Sokol Cikalleshi në 45-minutëshin e dytë jo vetëm ka zhvlerësuar golin e Metos, por i jep edhe fitoren e parë si trajner Sulejman Starovës në krye të pankinës së veriorëve, pas largimit të Shensojit. Në fakt, ekipi i Egbos edhe pse kaloi i pari në avantazh, nuk arriti që ta ruante rezultatin dhe u ndëshkua pas dy gabimeve të mbrojtjes.
Pjesa e parë Ndeshja nis vrullshëm dhe me Bylisin më kërkues. Megjithatë, kuksianët shfaqen më të saktë, duke mos lënë hapësira boshe në prapavijë. Megjithatë, me kalimin e minutave skuadrat zhvendosen në mesin e fushës, duke mos krijuar kështu as raste të pastra goli. Duhej të vinte e 20-ta minutë që porta e Halilit të vihej në rrezik. Meto merr bukur krahun e djathtë, kroson në zonë për Doshlakun, i cili gjuan, por portieri grushton në kohë. Miqtë provojnë të zënë në befasi vendësit me anë të kundërsulmeve të shpejta të Izuçukut, por mbrojtja tregohet e vëmendshme, duke bllokuar çdo aksion. Në të 23- ën ka faull për Kukësin, Allmuça kroson në zonë, atje ku ndodhej Izuçuku, ka rrezikshmëri, por portieri Frashëri tregohet i saktë në pritje. Pjesa e parë mbyllet pa gola dhe me raste të pakta për shënim.
Pjesa e dytë Nis me Bylisin në sulm. Në minutën e 46-të ballshiotët kalojnë në avantazh me një perlë të Agim Metos. Mesfushori ekzekuton me mjeshtëri një goditje dënimi nga 20 metra, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe 1-0. Ky gol nuk i demoralizon kuksianët, përkundrazi ata kërkojnë me ngulm barazimin. Në të 51-ën nga këndorja Hoxha kroson një top në zonë, godet me kokë Shameti, por Frashëri bën mrekullinë duke e grushtuar. Mirëpo nuk mbaron me kaq, pasi provon edhe Izuçuku i cili godet sërish, por edhe këtë herë portieri pret pa problem. Megjithatë, në minutën e 54-t Frashëri nuk mund të ndalte të pash- Ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë ka sjellë interesimin e tifozëve vendës. Edhe pse këtë 90-minutësh e kanë shoqëruar reshjet e shiut, ultrasit ballshiotë nuk kanë munguar në shkallët e “Adush Muçës” për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës. Binte në sy mungesa e tifozëve kuksianë, të cilët nuk ishin prezent në këtë takim. Sakaq, në tribunën VIP ishin të dy presidentët respektivë: Kapllanaj dhe Gjici. Tifozët mangshmen. Izuçuku i rrëmben topin Llëngës, pason për Cikalleshin, që ndodhej në zonë, i cili me portën bosh nuk e ka të vështirë të shënojë dhe barazon kështu shifrat në 1- 1. Shokohen ballshiotët, megjithatë sërish përpiqen të reagojnë me Kulin, por topi kalon vetëm ngjitur me shtyllën. Kur dukej se ndeshja do të përfundonte në barazim, një tjetër gabim i mbrojtjes sjell golin e Kukësit. Përfiton Hysa nga pakujdesia e prapavijës së Bylisit, i cili merr krahun e djathtë, pason për Cikalleshin. Sulmuesi ishte “harruar” nga mbrojtja e vendësve dhe pa vështirësi gjuan dhe e dërgon topin në rrjetë dhe 1-2. Me këtë rezultat kuksianët janë pothuajse me një këmbë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa ballshiotët e shohin veten shumë pranë skualifikimit.

egbo“U ndëshkuam nga gabimet e mbrojtjes, por s’dorëzohemi”
Emanuel Egbo është i zhgënjyer nga rezultati. Sipas trajnerit të Bylisit, ndeshja u humb si pasojë e gabimeve të skuadrës së tij, e sidomos mbrojtjes. Megjithatë, nigeriani i pankinës ballshiote nuk dorëzohet dhe shfaq bindjen se në Kukës ata mund të përmbysin gjithçka dhe mund të kualifikohen. “Jam shumë i mërzitur për humbjen e pësuar, nuk duhet të kishim lejuar që ndeshja të mbaronte kështu. Vinim pas një barazimi me Kukësin në fakt në kampionat dhe lojtarët e mi ishin tepër euforikë. Kjo gjë ndikoi negativisht te ne, sepse megjithëse kaluam të parët në avantazh nuk arritëm ta mbronim rezultatin. Golat erdhën si pasojë e gabimeve tona në mbrojtje. Në kompleks zhvilluam një lojë të mirë dhe i kishim që të gjitha shanset t’ia dilnim në këtë përballje kupe. Në qoftë se nuk do të kishim gabuar, përfundimi do të ishte në favorin tonë. Humbëm për fajin tonë, por gjithsesi ndeshja ngelet e hapur, nuk dorëzohemi. Mendoj se shpresat ekzistojnë ende, pasi sikundër fituan ata në shtëpinë tonë, do ia dalim edhe ne në Kukës”, – përfundoi Egbo.

Gjici dhe Starova“Hodhëm një hap të madh, kupa mbetet objektiv madhor”
Sulejman Starova ka debutuar me fitore në krye të stolit të Kukësit. Për të, triumfi i arritur në Ballsh është tepër i rëndësishëm, pasi kupa është një objektiv për kuksianët. “Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, ndaj e kishim vlerësuar maksimalisht. Kemi fituar në një fushë tepër të vështirë, siç është ajo e Bylisit, ndaj për ne ka vlera. Me këtë rezultat mendoj që kemi bërë një hap përpara në Kupën e Shqipërisë. Ishte një fitore e rëndësishme, mbi të gjitha për psikologjinë e lojtarëve tanë, dhe mendoj se tashmë ngërçi ka kaluar pasi ky sukses i ka bërë mirë skuadrës. Vinim pas dy barazimeve radhazi në kampionat, ndaj gjendja nuk ishte fort e mirë. Megjithatë kualifikimi nuk është mbyllur, pasi duhet të luhen edhe 90 minuta lojë që të përcaktohet gjysmëfinalistja. Kupa është objektivi ynë, të cilin dëshirojmë ta fitojmë”, – tha Starova. I pyetur rreth detyrës së trajnerit, e marrë vetëm pak ditë më parë, ai u përgjigj shkurtimisht: “Njëherë për njëherë do të jem unë trajneri, më pas të shohim”.

Cikalleshi me Kukesin“U zgjuam, golat për Starovën”
Sokol Cikalleshi ia dedikon golat e tij trajnerit Sulejman Starova, i cili dje ka debutuar në këtë pozicion zyrtarisht. Në fund të takimit, për gazetën, sulmuesi kavajas ka treguar se e lumturon zgjimi i sulmit, i cili prej dy javësh nuk shënonte. “E kishim përgatitur shumë mirë këtë ndeshje. Dhe mendoj që kemi zhvilluar një përballje të mirë. Në fakt, ne vinim nga dy ndeshje ku sulmi nuk ka funksionuar dhe fakti që sot (dje) arrita të realizoja një dopietë më lumturon së tepërmi. Golat e mi janë meritë e shokëve, pasi duhet pranuar që në të parin kontribuoi Izuçuku, i cili me atë asist perfekt ma bëri gjithçka më të lehtë. Kuptohemi shumë mirë me njëritjetrin dhe jam i sigurt që ky është vetëm fillimi për ne. Golat e mi ia dedikoj trajnerit Starova dhe shokëve të ekipit”, – tha Cikalleshi.
RENALDO GREMI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"