Bind Interi “i ri”, Champions-i më pranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2015 | 10:18

Bind Interi “i ri”, Champions-i më pranë

InteriInteri “i ri” i Mançinit mori dje rezultatin e katërt radhazi të vlefshëm. Fitorja e thellë përballë Xhenoas dhe sinjalet pozitive që u vunë re në planin e lojës dhe atë të mentalitetit tregojnë se zikaltrit po e rimarrin veten. Në ndihmë u ka ardhur edhe Podolski, i cili bindi në takimin e parë në “San Siro”. Ndërkohë që diçka të tillë mund ta bëjë edhe Shaqiri që nga ndeshja e radhës përballë Empolit. Në këtë ndeshje edhe Mançini dha spektakël me mënyrën e tij. Ai ka nisur që ta disiplinojë grupin, duke i dhënë shenja të qarta ekipit: tribuna e Osvaldos dhe shiriti i kapitenit për Andreolin nuk ishin një rastësi.

Poldi dhe 4-2-3-1 – Duke parë se kishte gati një allë, Mançini nuk u mendua dy herë dhe aktivizoi Podolskin që nga minuta e parë në skemën e tij të preferuar, 4-2- 3-1. Efekti i mëngjarashit u ndje menjëherë në ekip, që më shumë luajti në krahun e majtë. Një peshë të madhe në qarkullimin e topit e mori edhe Guarin me Palasion. Ndërsa Gasperini i kërkoi punë ekstra Edenilsonit dhe Antonelit, dy lojtarëve të krahut, të cilët, përveç se duhet të mbronin, duhet edhe të sulmonin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"