Bilja një muaj jashtë, Montela piketon mesfushorin e Fiorentinës si zëvendësues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 21:35

Bilja një muaj jashtë, Montela piketon mesfushorin e Fiorentinës si zëvendësues

Lukas Bilja nuk do të jetë gati për fillimin e sezonit të ri te Milani. Mesfushori argjentinas ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të jetë jashtë fushave të blerta për një periudhë kohore, që varion nga 15 ditë deri në një muaj. Argjentinasi humb kështu dy ndeshjet kualifikuese të Ligës së Europës kundër skuadrës së Shkëndijës së Tetovës, programuar për 17 dhe 24 gusht.

Bilja

Situta mjekësore bën që me siguri ish-laciali të mos zbresë në fushë as në ndeshjen e parë të Serisë A kundër Krotones, e programuar për të dielën e 20 gushti. Dëmtimi i tij duket se ka futur në alarm trajnerin Montela, i cili, pavarësisht se në skuadër ka të paktën tre regjisorë, nuk duket i bindur nga asnjëri prej tyre. Për 43-vjeçarin, as Montolivo e as Hoze Soza nuk ofrojnë garanci për arsye të ndryshme, sidomos Soza, të cilin kuqezinjtë po mundohen me çdo kusht ta shesin.

montolivo

Edhe i riu Lokateli duket se nuk ka besimin e teknikut napolitan dhe shihet vetëm si zëvendë- sues, të paktën për momentin, pavarësisht se 20-vjeçari nuk ka luajtur aspak keq në këto ndeshje të para të fazës përgatitore. 31-vjeçari Bilja u transferua gjatë kësaj vere nga Lacio te Milani për 17 milionë euro dhe shihet si një nga pikat kyçe të skuadrës së Vinçenco Montelës, por dëmtimit të tij i duhet gjetur një zgjidhje.

Milan-Badelj-721043

Drejtuesit e “Djallit” duket se do të rihapin bisedimet me Fiorentinën për Milan Badelj. Krerët vjollcë kërkojnë të paktën 6 milionë euro për mesfushorin kroat, teksa homologët kuqezinj do të provojnë të përfshijnë në akord Gabriel Paletën. Badelji është një zgjidhje e kërkuar nga vetë Montela, i cili e ka stërvitur futbollistin në kohën kur të dy ishin pjesë e Fiorentinës.

Fiorentina-Milan serie A

Mesfushori 27- vjeçar paraqet një alternativë të vlefshme si në planin taktik, pasi përvoja e tij në Serinë A është e madhe, ashtu edhe në planin financiar pasi operacioni për transferimin e tij do të kryhej me vetëm pesë milionë euro.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"