Biletat shiten në tregun e zi, reagon ashpër ish-portieri i Kombëtares shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2018 | 20:58

Biletat shiten në tregun e zi, reagon ashpër ish-portieri i Kombëtares shqiptare

Ditën e sotme në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Kosovës me Maltën, përpara gazetarëve u gjendën trajneri Shaland dhe ish-portieri i Kombëtares Shqiptare tani i Kosovës, Samir Ujkani. Ajo që bie në sy është reagimi i portierit në lidhje me biletat që po shiten në tregun e zi.

ujkani (1)

“Për neve është kënaqësi e madhe kur ka interesim të madh nga tifozët. Organizimi i shitjes së biletave nuk është në rregull, nuk e meriton populli këtë trajtim. Duhet zgjidhje më e mirë. Po e shohim në Facebook se po shiten bileta në të zezë. Populli nuk e meriton me ble një biletë të 2 eurove më shtrenjtë. Jemi të kënaqur me përkrahjen e tifozëve tanë. E duam Kosovën, duam përkrahjen e tifozëve ta kemi gjithmonë. Dëshirojmë ta çojmë Kosovën sa ma lartë”, ka deklaruar Ujkani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"