Biletat për miqësoren me Bosnjën, çmimet nga 300 në 4000 lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2017 | 13:29

Biletat për miqësoren me Bosnjën, çmimet nga 300 në 4000 lekë

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët se ka nisur shitja e biletave online për të gjitha kategoritë për miqësoren e 28 marsit kundër Bosnjë-Hercegovinës në “Elbasan Arena”.

Elbasan Arena tribunat

Sipas FSHF-së, prej ditës së hënë biletat do të dalin në shitje edhe pranë dyqanit zyrtar të FSHF-së.

Instituciini drejtues i futbollit në vend ka bërë të ditur edhe se takimi do të luhet në orën 18:00, ndërsa çmimet e biletave janë si më poshtë:
Tribuna B1: 2000 lekë
Tribuna B2: 3000 lekë
Tribuna B3: 4000 lekë
Tribuna C1: 500 lekë
Tribuna D: 700 lekë
Tribuna E: 1000 lekë
Tribuna C2A: 300 lekë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"