“Bild” zbulon sekretin e Nojerit, ylli i Bajernit i fiksuar me Bufonin për… rekordin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2021 | 14:30

“Bild” zbulon sekretin e Nojerit, ylli i Bajernit i fiksuar me Bufonin për… rekordin

Manuel Nojer, aktualisht 35 vjeç, nuk ka as mendimin më të vogël për të varur këpucët në gozhdë dhe për t’i hapur vend talenteve të reja të portës, qoftë te Bajerni i Mynihut, ashtu sikurse në kombëtaren e Gjermanisë. Portieri ka një kontratë me kampionët e Bundesligës deri në vitin 2023, por ndonëse ai po pret bisedimet për një rinovim të mundshëm, ai nuk duket as në horizont nga ana e drejtuesve të Bajernit.

nojer bufon

Gjithsesi, nëse bavarezët do të vazhdojnë t’i besojnë apo jo atij pas 30 qershorit 2023, e sigurt është që Manuel Nojer do të vazhdojë të luajë futboll, qoftë edhe në një skuadër tjetër. Ata që e garantojnë këtë fakt janë redaksia e prestigjiozes “Bild”, e cila me anë të një shkrimi ditën e djeshme zbulon një fiksim të fortë të Nojerit.

“Kur të kemi intervistuar 11 muaj më parë na the se nuk ishte një objektiv i yti të qenit portieri më jetëgjatë, duke na shtuar gjithashtu se përpara sportit preferoje shëndetin, një cilësi të lartë jetese dhe pse jo të shuaje mungesën e futbollit duke luajtur tenis me miqtë. Por tani na thua se nuk është e thënë se karriera duhet të mbyllet me çdo kusht në moshën 40 vjeç apo përpara saj. Kjo frazë, i dashur Manuel, është konfirmimi i saktë i yni që nuk na e ke pranuar kurrë.

Ti je i fiksuar me kolegun tënd Xhanluixhi Bufon, i cili do të festojë 44-vjetorin e tij në janar, teksa vazhdon që të luajë dhe aktualisht po mbron portën e skuadrës së Parmës. Dhe duke qenë i fiksuar edhe nga krahasimet e së kaluarës me portierin italian, ti je i bindur se karriera jote mund të rezistojë edhe për 10 vite të tjera, pasi kështu mund të shkosh në moshën 45-vjeçare ende në fushë. Edhe pse nuk do ta pranosh kurrë, Bufon ka qenë dhe mbetet ende stimuli yt”, përfundonte shkrimi i “Bild”-it.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"