Bilanci negativ, Partizani nuk e mposht Bylisin në shtëpi prej… 7 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2021 | 18:04

Bilanci negativ, Partizani nuk e mposht Bylisin në shtëpi prej… 7 vitesh

Që skuadra e Bylisit po shndërrohet në një mace të zezë për Partizanin, kjo gjë nuk ka diskutim, por që “demat” nuk kanë asnjë fitore në shtëpi prej më shumë se 7 vitesh kundër ballshiotëve kjo është me të vërtetë një statistikë shqetësuese.

PARTIZANI

Dakord, Partizani nuk ka luajtur në shtëpi, duke i zhvilluar ndeshjet sa në “Selman Stermasi”, “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”, por ky bilanc përballë ballshiotëve normalisht që i bezdis edhe drejtuesit. Fitorja e fundit e Partizanit në shtëpi përballë Bylisit është në mars të vitit 2014. Që prej asaj ndeshjeje, Partizani ka luajtur edhe 5 sfida të tjera si ekipi pritës, por nuk ka arritur të fitojë asnjë prej tyre.

Megjithatë, te Partizani janë optimistë se sfida e së dielës kundër ballshiotëve, e cila do të luhet në “Air Albania”, do të përfundojë me fitoren e tyre. Edhe ndeshja e fundit mes dy skuadrave, luajtur në Ballsh, pa fitues ekipin e drejtuar nga Ilir Daja, me rezultatin 1-2. Eraldo Çinari dhe Tedi Cara u dhanë fitoren të kuqve në Ballsh, duke zhvlerësuar golin e shënuar nga Çarkanji.

PA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"