Bilanci i pikëve, me VAR në fushë, ja kush do të kryesonte sot në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 18:49

Bilanci i pikëve, me VAR në fushë, ja kush do të kryesonte sot në Angli

Në prill, klubet e Premier Ligës votuan kundër aplikimit të VAR-it për sezonin 2018/19, pavarësisht se zbatimi i teknologjisë në Botëror e shpëtoi imazhin e kompeticionit nga skandalet që ishim mësuar të shikonim deri më sot. Por, në Angli janë kuriozë se si do të ishte renditja e Premier Ligës pa gabimet arbitrare të 40 ndeshjeve të para. Në të vërtetë, shumë pak gjëra do të kishin ndryshuar, por kreu i klasifikimit nuk do të ishte ky që kemi sot. Në vend të parë do të renditej Mançester Siti.

mancester siti

Barazimi 1-1 i kampionëve më 25 gusht ndaj Uolvesit, solli ndalesën e vetme të “qytetarëve” këtë sezon, por goli i Uilli Bolit mund të ishte anuluar nga VAR-i për një prekje të topit me dorë. Siti do të kishte fituar gjithashtu një penallti për ndërhyrjen e Nevesit ndaj David Silvës. Ndërsa, për Liverpulin ndërhyrja e VAR-it mund të kishte ardhur te goli i dytë i Manesë ndaj Uest Hemit në ndeshjen e parë, që mund ta kishte fiksuar rezultatin 3-0 dhe jo 4- 0.

Arsenalit mund t’i ishte akorduar gjithashtu një penallti në humbjen 2-0 në javën e parë ndaj Mançester Sitit, kur Mustafi u pengua në zonë nga Mendi. I njëjti diskutim vlen edhe për Totenhemin që duhet të kishte fituar një penallti në triumfin 3-0 të javës së shkuar ndaj Mançester Junajtid, por ai gol nuk është se do kishte ndikuar shumë në rezultat.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"