Bilancet e historisë/ Katër ish-fituese të Kupës së Shqipërisë, statistikat e gjysmëfinalisteve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2022 | 22:18

Bilancet e historisë/ Katër ish-fituese të Kupës së Shqipërisë, statistikat e gjysmëfinalisteve

Emocionet e shortit të djeshëm janë ndjerë të fuqishme për katër gjysmëfinalistet e edicionit të 70-të jubilar të Kupës së Shqipërisë. Do të vihen përballë Partizani me 15 kupa të fituara përballë Vllaznisë me 7 të tilla. Ndërsa çifti tjetër e ka po 2:1 raportin e trofeve.

kupa e shqiperise

Teuta ka arritur të jetë 4 herë fituese, ndërsa Laçi dy herë. Në totalin e vet katër gjysmëfinalistet e këtij edicioni, si për t’i ndezur edhe më tepër duelet e tyre me vajtje–ardhje që do të luhen me 30 mars dhe 13 prill do të shpalosin këndshëm, me rivalitet e luftë të fortë sportive sfidat për të prerë një biletë për finalen e këtij edicioni.

Kështu pas kampionatit, trofeu i dytë për nga rëndësia jo vetëm kënaq, gëzon dhe entuziazmon fansat e këtyre ekipeve, por mbi të gjitha është një bonus i rëndësishëm për të marrë pjesë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

Duke qenë se Vllaznia është mbajtëse në fuqi e trofeut, Teuta e ka fituar për herë të fundit kupën në 2020-ën, Laçi në 2015-ën dhe vetëm Partizanit kupa i mungon prej 18 vitesh, por që në fakt krenohet se ka trofe më tepër sesa kanë të tria së bashku, tri ekipet e tjera gjysmëfinaliste (15 kupa të fituara), “Panorama Sport” sjell ekskluzivisht gjithë mozaikun e statistikave, me shifra dhe fakte mjaft interesante, për të dyja çiftet që janë vënë tanimë përballë njëra–tjetrës. / FATMIR EFICA/

Çifti i parë: PARTIZANI – VLLAZNIA

 

PARTIZANI

Pjesëmarrës:    në 69 edicione

Në çerekfinale: 52 herë

Në gjysmëfinale:     32 herë

Në finale: 23 herë

Fitues:    15 herë (1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004).

Bilanci gjithsej:    416 ndeshje, 242 fitore, 86 barazime, 87 humbje

Golavarazhi:    744 (të shënuar):345 (të pësuar)

Ndeshjet e këtij edicioni:

Në turin e parë: eliminoi Tërbunin (3-0, 3-0).

Në turin e dytë: eliminoi Besëlidhjen (1-0, 2-0)

Në turin e tretë: eliminoi Dinamon (1-1, 1-0)

Përballjet direkte me Vllazninë

Gjithsej: 30; Fitore: 14; Barazime: 10; Humbje: 5; Golavarazhi: 49-23

Rezultati i kualifikimeve: 10-5 për Partizanin.

 

VLLAZNIA

Pjesëmarrëse:   në 70 edicione

Në çerekfinale: 56 herë

Në gjysmëfinale:     31 herë

Në finale: 14 herë

Fituese:   7 herë (1965, 1972, 1979, 1981, 1987, 2008, 2021)

Bilanci gjithsej:    546 ndeshje, 335 fitore, 100 barazime, 111 humbje; Golavarazhi: 797(të shënuar) – 411 (të pësuar)

Ndeshjet e këtij edicioni:

Në turin e parë:     eliminoi Labërinë (1-2, 4-0)

Në turin e dytë:     eliminoi Pogradecin (2-0, 6-1)

Në turin e tretë: eliminoi Flamurtarin (2-1, 1-0)

Përballjet direkte me Partizanin:

Gjithsej:  30; 5 fitore; 11 barazime; 14 humbje; Golavarazhi: 23-49

Rezultati i kualifikimeve: 5 me 10 për Partizanin.

 

Çifti i dytë: TEUTA – LAÇI

 

TEUTA

Pjesëmarrëse:   në 70 edicione

Në çerekfinale:      47 herë

Në gjysmëfinale:     22 herë

Në finale:      11 herë

Fituese:   4 herë (1995, 2000, 2005, 2020)

Bilanci gjithsej:    438 ndeshje; 193 fitore; 107 barazime; 139 humbje; Golavarazhi: 653 (të shënuar)-393 (të pësuar)

Ndeshjet e këtij edicioni:

Në turin e parë:     eliminoi Luzin 2008 (4-1, 2-2)

Në turin e dytë:     eliminoi Korabin (1-1, 2-0)

Në turin e tretë:    eliminoi Skënderbeun (1-0, 1-0)

Përballjet direkte me Laçin:    2 ndeshje; 0 fitore; 0 barazime; 2 humbje; Golavarazhi:    1-6;

Bilanci i kualifikimeve:   0-1 për Laçin.

 

LAÇI

Pjesëmarrës:    në 31 edicione

Në çerekfinale:      13 herë

Në gjysmëfinale:     7 herë

Në finale:      4 herë

Fitues:    2 herë (2013 dhe 2015)

Bilanci gjithsej:    162 ndeshje; 76 fitore; 30 barazime; 57 humbje; Golavarazhi: 267 (të shënuar)- 201 (të pësuar)

Ndeshjet e këtij edicioni:

Në turin e parë:     eliminoi Butrintin (1-1, 4-0)

Në turin e dytë:     eliminoi Tomorin (1-0, 1-1)

Në turin e tretë:    eliminoi Egnatian (1-1, 0-0 (3-2 me penallti))

Përballjet direkte me Teutën:   2 ndeshje; 2 fitore; 0 barazime; 0 humbje; Golavarazhi:    6-1;

Rezultati i kualifikimeve:      1-0 për Laçin

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"