Bilanc pozitiv me Laçin këtë sezon, Ndreu: Në futboll duhet dhe fat, Kastrioti e vlerëson maksimalisht ndeshjen me kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 19:30

Bilanc pozitiv me Laçin këtë sezon, Ndreu: Në futboll duhet dhe fat, Kastrioti e vlerëson maksimalisht ndeshjen me kurbinasit

Trajneri i Kastriotit Ramazan, Ndreu vlerëson maksimalisht Laçin, rivalin e ditës së nesërme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Pavarësisht bilancit pozitiv ndaj kurbinasve këtë sezon (1 fitore dhe 1 barazim), tekniku krutan shtoi se kjo ndeshje meriton vlerësim maksimal, duke patur parasysh forcën që ka kundërshtari dhe pretendimet për titullin kampion.
ndreu
Ai pranoi se në sfida të tilla duhet dhe fati.

Për ndeshjen e nesërme, Kastrioti nuk ka në dispozicion sulmuesin Spartak Ajazin dhe mesfushorin Henri Okebugvu për shkak të gjendjes jo të mirë fizike, ndërsa pjesë tjetër e kontigjentit të ekipit është i plotë për ndeshjen me Laçin.

“Laçi – Laçi është një skuadër shumë e forte dhe vjen pas disa rezultatesh pozitive. Është një kundërshtar që synon titullin kampion. Gjithsesi, ne shkojmë në Laç për t’u paraqitur sa më mirë. Kjo ndeshje meriton vlerësim maksimal dhe shkojmë për të marrë rezultat pozitiv.

Bilanc pozitiv me kurbinasit këtë sezon – Jemi përballur dhe dy herë të tjera me Laçin dhe futbolli ka edhe fat. Ndoshta ndeshjen e parë dhe mund ta humbisnim, pasi barazuam me një gol të Plakut në fund. Kurse në ndeshjen e dytë luajtëm më mirë. Ishte një ndeshje shumë e fortë. Dhamë maksimumin, por dhe Laçi luajti shumë mirë. Mund të fitonin edhe ata, por ne ia dolëm.

 Ekipi – Dëmtimet në skuadër kanë qenë problem për ne, pasi kemi pasur lojtarë të dëmtuar dhe dhe që kanë marrë ngarkesë të lartë. Ne na penalizon pak edhe fusha stërvitore, pasi stërvitemi në fushë me tapet plastik dhe ndeshjet i bëjmë në fusha me bar natyral. Ky është një problem më vete”, përfundoi trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"