Bilanc i tmerrshëm në ndeshjet zyrtare për Shpresat, vetëm një fitore nën drejtimin e Bushit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2019 | 8:16

Bilanc i tmerrshëm në ndeshjet zyrtare për Shpresat, vetëm një fitore nën drejtimin e Bushit

Pas largimit të Redi Jupit, drejtimin e Kombëtares shqiptare e mori në qershor të vitit 2017 ish-sulmuesi kuqezi, Alban Bushi.

alban bushi

Deri më tani nën drejtimin e tij Shpresat kanë luajtur 23 ndeshje, nga të cilat 10 janë humbje, 7 barazime dhe 6 fitore.

Mirëpo, nëse shikon ecurinë në ndeshjet eliminatore, nën drejtimin e Bushit ekipi U21 ka vetëm një fitore në 14 takime, pikërisht atë në Islandë në edicionin e kaluar me shifrat 2-3. Në këtë takim shënonte dy herë Kristal Abazaj dhe një herë Fiorin Durmishaj, që sot është pjesë e Kombëtares greke.

Nga 6 fitore gjithsej, 5 janë arritur në miqësore nën drejtimin e Bushit. Vetëm një triumf në ndeshjet eliminatore është shumë pak për U-21.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"