Bilanc i jashtëzakonshëm/ Hansi Flik hyn në histori, 55-vjeçari lë pas legjenda si Hejnkes dhe Guardiola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 11:38

Bilanc i jashtëzakonshëm/ Hansi Flik hyn në histori, 55-vjeçari lë pas legjenda si Hejnkes dhe Guardiola

Bajerni i MynihutVerder Bremen ish te e veçantë për trajnerin gjerman Hansi Flik. 55-vjeçari ishte për herë të 50-të në pankinën e kampionëve të Gjermanisë duke arritur një bilanc të jashtëzakonshëm. Në historinë e Bajernit ka pasur shumë trajnerë të mëdhenj, midis tyre Udo Latek, Detmar Kramer, Otmar Hitcfeld dhe Jup Hejnkes.

Flik

Që nga vera ermi i Hansi Flikut është lakuar jo pak mes këtyre ikonave të trajningut. Të gjithë këta trajnerë kanë një të përbashkët, kanë fituar Champions-in në karrierën e tyre. Të fitosh këtë trofe është shumë, por Flik ka fituar më shumë se aq në vetëm 50 ndeshje në krye të Bajernit. Që në fillim të nëntorit të 2019-ës, Flik mori skuadrën pas largimit të Niko Kovaçit. Që atëherë ai ka fituar plot pesë trofe. Champions, kampionat, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Europës dhe atë të Gjermanisë. Pas Jup Hejnkesit, Flik është trajneri i dytë në historinë e Bajernit që ka fituar tripletën. Për këtë arritje ai është vlerësuar si trajneri më i mirë në Gjermani dhe Europë.

flik

FITORE, FITORE

Hansi është me mënyrën e tij të komunikimit, autoritetin dhe mirësisë një trajner shumë i dashur për lojtarët. “Suksesi nuk mund të arrihet kurrë vetëm, të gjithë duhet të bëjmë detyrat tona në mënyrën më të mirë për t’i shërbyer skuadrës”, ishin fjalët e 55-vjeçarit në konferencën e parë si trajner i Bajernit. Kështu Flik arriti të grumbullonte 45 fitore, dy barazime dhe tri humbje në 50 ndeshje.

FLIK

GOLA, GOLA, GOLA

Në këtë vit të parë me Bajernin, Flik arriti të vendoste dy rekorde. I pari ishte seria prej 23 fitoresh radhazi dhe 33 ndeshje pa humbje. Me një mesatare prej 90% të ndeshjeve të fituara, Flik la pas edhe Pep Guardiolën që nuk shkoi më shumë se 80%, Jup Hejnkesin 79% dhe Karlo Ançelotin me 72%. Në historinë e Bundesligës askush nuk ka fituar më shumë se Flik në 50 ndeshjet e para.

126506344_4262264270467386_436808436193915149_o

Hansi i dha jetë sulmit bavarez duke bërë që në 32 ndeshje të shënojë plot 103 gola, me një mesatare prej 3.2 golash për ndeshje. Shifra të pabesueshme për një trajner dhe të mendosh që është vetëm viti i tij i parë në Mynih si trajner i parë. Tifozët mund të jenë krenarë dhe të qetë për të ardhmen, me shumë mundësi do të kemi rekorde të tjera në Bundesligë dhe Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"