Amir Bilali për provë në Rusi, ja çfarë kërkon Bylisi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2017 | 20:40

Amir Bilali për provë në Rusi, ja çfarë kërkon Bylisi

Bylisi është një prej pretendentëve kryesorë për rikthimin në Superiore. Ballshiotët bënë një paraqitje shumë të mirë në miqë- soren me Korabin ku fituan 2-1. Duket se ekipi po përgatitet që tani për t’u përballur me ekipe të elitës. Dhe dje, ballshiotët kanë konfirmuar miqësoren e radhës, ku të shtunën e ardhshme do të luajnë ndaj Flamurtarit. Sfida do të luhet në Vlorë, ku Bylisi është grumbulluar prej disa ditësh dhe po zhvillon fazën përgatitore.

amir bilali

Për sa i përket merkatos, mbrojtësi Amir Bilali, i cili ka qenë titullar gjatë pjesës së parë të sezonit, këtë javë do të niset për në Rusi, ku do të provohet në një skuadër. 22-vjeçari ishte një prej më të mirëve të ballshiotëve në pjesën e parë të sezonit.

Ndërsa, për sa u përket afrimeve, Bylisi pret një portier dhe dy mbrojtës krahu. Këto janë edhe pozicionet ku drejtuesit synojnë për të afruar lojtarë. Aktualisht, Bylis renditet në vendin e dytë në Grupin B, gjashtë pikë më pak se Lushnja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"