Bien rastet e reja me koronavirus pas uljes së…/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit humbën jetën 12 persona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 17:43

Bien rastet e reja me koronavirus pas uljes së…/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit humbën jetën 12 persona

Numri i të infektuarve me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit ka pësuar një rënie të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme.

koronavirusi-infektivi-urgjenca17-1

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet me dije se janë infektuar me koronavirus 953 persona, ndërkohë që rënie ka pësuar edhe numri i testimeve.

Nga 4254 testime të kryera një ditë më parë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3485 testime, duke sjellë edhe numrin më të ulët të të infektuarve.

Ndërkohë, 12 persona e kanë humbur betejën me virusin potencialisht vdekjeprurës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3485 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 953 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Srandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, 12 raste në Kavajë, 9 raste në Shkodër, Tepelenë, 8 raste në Lushnje, Vorë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, Gramsh, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Librazhd, Pogradec, Bulqizë, Kuçovë, 3 raste në Mallakastër, Dibër, Skrapar, 2 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Cërrik, Lobohovë, 1 rast në Devoll, Has, Vau i Dejës, Belsh, Roskove, Klos, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,128 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID.

5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (8 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore                              953

Të shëruar në 24 orë                           684

Të shtruar në spitale                         449

Humbje jete në 24 orë                       12

Testime ditore                                   3485

Testime totale                            389,680

Raste pozitive                                 86,289

Raste të shëruara                         52,128

Raste Aktive                                32,689

Humbje jete                                1472

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                            18905

Fier                                 2779

Durrës                          1784

Elbasan                       1563

Shkodër                      1512

Vlorë                          1542

Lezhë                        1118

Korçë                       1021

Berat                        895

Gjirokastër            707

Kukës                   474

Dibër                   389

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"