Bielsa i jep duart Ekubanit, Flamurtari e pret me krahët hapur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 9:29

Bielsa i jep duart Ekubanit, Flamurtari e pret me krahët hapur

Kaleb Ekuban mund të firmosë për Flamurtarin, duke ardhur në Vlorë në formë huazimi nga Lids Junajtid. Lajmin e bujshëm të paralajmëruar nga “Panorama Sport” që më 10 gusht, e ka konfirmuar pas ndeshjes në Durrës vetë administratori i kuqezinjve, Sinan Idrizi.

idrizi-470x303

Në një bisedë ekskluzive për gazetën, ai theksoi se ish-sulmuesi i Partizanit ka marrë një ofertë zyrtare nga klubi dhe gjithçka tashmë mbetet në dorë të tij. Lidsi është gati ta huazojë ganezin, por duke i paguar vetëm gjysmën e kontratës, ndërsa pjesën e mbetur duhet ta japë Flamurtari. Mësohet se bëhet fjalë për 180 mijë euro në vit dhe tashmë në Vlorë presin që ganezi të thotë fjalën e fundit, duke pranuar ofertën.

Ekuban

Ndërkohë edhe trajneri i Lids, Marçelo Bielsa, i ka treguar derën ish-sulmuesit të Partizanit, i cili nuk bën pjesë në planet e tekniku argjentinas.

bielsaa

“Kur ke shumë lojtarë në të njëjtin rol, është e pamundur që t’i mbash të gjithë. Me pak sakrificë, mund të mbash shumë lojtarë nëse arrijnë të luajnë edhe në role të tjera. Për shembull, Anita, O’Kejn dhe Ekuban luajnë në të njëjtin pozicion dhe natyrisht nuk mund t’i mbaj të tre, por as Anitën nuk mund ta largoj.

E mira është që Ekuban të gjejë një skuadër tjetër për huazim dhe të ketë minutat e duhura në dispozicion”, ishin fjalët e trajnerit të Lids në një prononcim për mediat britanik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"