Bielsa dhe Ajeti? Tifozët e Lacios protestë ndaj drejtuesve në Romë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2016 | 19:19

Bielsa dhe Ajeti? Tifozët e Lacios protestë ndaj drejtuesve në Romë

Tifozët e Lacios zbresin në shesh. Këtë herë jo për të mbështetur idhujt e tyre, por për të protestuar ndaj drejtuesve të klubit për konfuzionin në merkato dhe mungesën e blerjeve.

184935547-1b2219d3-ce24-44be-afdb-b4a07b232ae1

Mediat italiane shkruajnë se rreth 2000 tifozë nisën të protestonin në orët e pasdites në sheshin “Piazza Venezia” dhe “Piazza Santi Apostoli” në Romë.

Numri i tifozëve që kontestojnë presidentin Lotito duket se sa vjen e rritet. “Ngjarjet vijnë pas prishjes së marrëveshjes me trajnerin argjentinas Marcelo Bielsa, por edhe me mungesën e blerjeve në merkato”,-shkruan gazeta “Corriere dello Sport”.

183745505-6d07673b-7d46-4325-86e4-66270c417099

Protesta nisi si një organizim në rrjetet sociale dhe sipas mediave italiane ajo ishte paqësore.

Pak ditë më parë, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, foli për standarde të dyfishta të mbajtura nga trajneri argjentinas. Sipas tij, tjetër marrëveshje u diskutua në Romë dhe të tjera gjëra tekniku kërkoi në Argjentinë.

Gjithashtu Tare shtoi se kishte folur edhe me mbrojtësin kuqezi, Arlind Ajetin, për ta bërë pjesë e skuadrës kryeqytetase. Por marrëveshja e prishur me Bielsën me sa duket ndryshoi edhe rrjedhën e ngjarjeve për Ajetin, që kaloi më pas te Torino.

182734461-7c985665-650e-418a-8f09-623ff170f1c9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"