Bie pista e Maganit, Kamza pritet të vendosë sot trajnerin. Ja 2 alternativat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2018 | 11:22

Bie pista e Maganit, Kamza pritet të vendosë sot trajnerin. Ja 2 alternativat

Naim Qarri vazhdon negociatat për trajnerin e ri, e megjithatë deri mbrëmë nuk është zgjedhur ende pasuesi i Klodian Duros. Presidenti ka biseduar me kandidatët, por pa gjetur akordin. Pista e parë që bie është ajo e Gugash Maganit.

Kamza

Ish-trajneri i Trepçes ka vendosur që të pushojë për pak kohë dhe për këtë motiv ka refuzuar ofertën. Megjithatë, në listë mbeten ende dy emra të mirënjohur, si Sulejman Starova dhe Agim Canaj.

starova

Por, nëse kreu i klubit nuk arrin që të bind asnjërin prej tyre, nuk përjashtohet mundësia që në skenë të dalë edhe ndonjë emri i ri ose i papërmendur më herët. Gjithsesi, e vetmja gjë që është bërë e ditur është që seanca e sotme do të drejtohet prej “timonierit” të ri.

Agim Canaj

Bisedimet mund të marrin fund paraditen e sotme dhe pasdite ai do të prezantohet para skuadrës, ku më pas të nisë edhe seancën stërvitore.

SITUATA – Ekipi ka nisur nga përgatitjet dje, pas dy ditëve pushim. Humbja e thellë me Kastriotin është arkivuar dhe tashmë vëmendja është përqendruar te java e 14-t e Kategorisë Superiore, që i vendos përballë Kukësit. Edhe dje seanca u drejtua prej Bledar Vashakut, trajnerit të portierëve, por duke pasur ndihmën e Olsi Teqjes, në mungesë të kapitenit Sebino Plaku.

Seanca ka qenë e plotë dhe e rregullt, ku lojtarët janë stërvitur me pasion e dëshirë. Olsi Teqja, i cili është i dëmtuar dhe vijon të stërvitet i diferencuar nga shokët, pasi ka probleme të meniskut, ka kryer detyrën e stërvitësit atletik. Gjithashtu, janë stërvitur të diferencuar edhe Frashëri e Idrizaj.

Kamza

Ndërkohë që kanë munguar Kiriev dhe Roloviç, me leje të klubit kishin marrë disa ditë më shumë pushim për të qëndruar pranë familjeve, sakaq Plaku ndodhet në Greqi për shkaqe familjare.

FUKUI – Japonezi ndërron prefiks. Masato Fukui ka festuar 30-vjetorin me ekipin dje. E mërkura ka qenë një ditë e veçantë për mesfushorin, i cili nuk ka ngurruar që të qerasë shokët para fillimit të stërvitjes.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"