Bicaj: Torasa e pranoi vetë prekjen me dorë, në mbrojtje ndihem mirë me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2018 | 19:34

Bicaj: Torasa e pranoi vetë prekjen me dorë, në mbrojtje ndihem mirë me…

Pas ndeshjes për “Supersport” foli dhe lojtari i ndeshjes Ditmar Bicaj i cili u shpreh:

44948168_1531644930268536_1001632668879683584_n

A ishte ky barazim objektivi?

Pika në kënaq, sepse ishim në një fushë të vështirë si ajo e Flamurtarit. Gjithsesi edhe mund ta fitonim.

Rasti i Gjeorgjevskit? Tenisoni?

Të jem i sinqertë nuk isha aty pranë. Dua ta përgëzoj anësorin pasi ai e sinjalizoi prekjen me dorë. Nuk duhet ta diskutojmë shumë këtë pjesë, pasi ishte vetë lojtari që e pranoi këtë gjë.

Me kë ndihesh më mirë në repartin e mbrojtjes me Shkallën apo me Osmanin?

Pyetje e bukur. Normalisht që Osmani ka shumë eksperiencë dhe merrem vesh mirë me Tefikun. Por ai ka bërë shumë mirë në mesfushë ku po luan së fundmi. Edhe Shkalla ka pasur një formë të mirë. Ndihem shumë mirë edhe me Shkallën në qendër. MË e rëndësishmja është që skuadra të vazhdojë me këtë ritëm.

Kur e pranoi Torasa prekjen me dorë?

Pasi është marrë vendimi kemi qenë ne lojtarët e Teutës që i kemi kërkuar. Si është e vërteta dhe ai shkoi te arbitri dhe e pranoi. Kjo e qetësoi situatën.

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"