“Bicaj na jep siguri”, flet Dovedan: Në merkato kam nevojë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 13:51

“Bicaj na jep siguri”, flet Dovedan: Në merkato kam nevojë për…

Veljko Dovedan mendon se Bylisi është gati për startin, ndonëse e thotë qartazi që i duhen edhe dy afrime nga merkatoja. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ai u shpreh i lumtur edhe për kthimin e Bicajt. 

veljko dovedan

A jeni i kënaqur nga kjo miqësore?

Jam i kënaqur padyshim nga ky test miqësor. Jemi stërvitur shumë në këtë minifazë dimërore dhe kemi provuar disa elementë që na kanë ardhur. Kjo ishte miqësorja e fundit dhe tashmë do të përqendrohemi te pjesa e mbetur e gjysmës së kampionatit.

Keni bërë një fazë të parë shumë të mirë, çfarë prisni nga e dyta dhe çfarë objektivash keni? 

Është e vërtetë që kemi bërë një fazë të parë të mirë. Në të dytën do vazhdojmë aty ku e lamë. Objektivi dihet tani, janë Kupat e Europës.

Ju qetëson rikthimi i Ditmar Bicaj?

Padyshim që po, pasi Bicaj është mbrojtës shumë i mirë dhe na jep shumë siguri në çdo ndeshje në prapavijën tonë.

Asnjë afrim deri tani në merkato, a keni nevojë për përforcime dhe në çfarë rolesh? 

Kemi provuar disa lojtarë, presim edhe të tjerë të na vijnë. Çfarë dua? Një mesfushor qendre dhe një sulmues.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"