Bicaj: Kam nostalgji për vitet e arta me Skënderbeun, na kënaq edhe barazimi në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 17:50

Bicaj: Kam nostalgji për vitet e arta me Skënderbeun, na kënaq edhe barazimi në Korçë

Ditmar Bicaj, mbrojtësi i Flamurtarit, i cili do të qendrojë në stol ndeshjen e sotme, për shkak të një gërvishtje në menisk, ka folur nga stadiumi i “Skënderbeut” në një prononcim për emisionin “Gol pas Goli”, ku tregoi për emocionet që ka kaluar me fanellën e korçarëve si dhe për objektivat e vlonjatëve në këtë takim. Bici në fund e mbyll me një falënderim të veçantë.

bicaj

“Ndjesi shumë e mirë, gjithmonw kur rikthehem në Korçë, kujtoj me nostalgji, pjesën e tribunës, kur kemi ngritur edhe kupën. Unë sot vij me ekipin e Flamurtarit, i cili më ka bërë në ndihem shumë mirë. Tani jam totalisht i fokusuar te Flamurtari. Unë jam te grada e gërvishtjes së meniskut.

Në bashkëbisedim me stafin dhe trajnerin, vendosëm të mos rrezikoj. Objektivi jonë kryesor çdo ndeshje është fitorja. Edhe në këtë ndeshje vijmë për fitore, por edhe me barazim do mbeteshim të kënaqur, pasi gara për titull do ishte e hapur.

A është një lloj basti i Duros, me 4 sulmues?

“Besoj se karikimi dhe përgatitja që i është bërë kësaj ndeshjes, ka qenë e duhura. Gjithsesi t’ia lemë fushës. Dua të falënderoj të gjithë ata që votuan babain tim, për tu zgjedhur përsëri si anëtar i Komitetit Ekzekutiv.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"