Bicaj “i shkel syrin” Skënderbeut: Do isha i gatshëm ta ndihmoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 16:25

Bicaj “i shkel syrin” Skënderbeut: Do isha i gatshëm ta ndihmoja

Aventura në Vlorë ka përfunduar dhe është vetë Ditmar Bicaj që e konfirmon diçka të tillë. Mbrojtësi është shprehur se po largohet pa mëri dhe se e vlerëson faktin që administratori Idrizi ia ka lënë derën të hapur për qëndrimin. “Përfundoi gjithçka me Flamurtarin, edhe pse dëshiroja që të qëndroja sepse jam ndierë mirë si me tifozët, edhe me drejtuesit.

flamurtari bicaj

Çdo staf ka preferencat e veta dhe me stafin e ri, e ndjeva veten të tepërt. U ndjeva shumë mirë kur presidenti Idrizi më tha që e kam derën të hapur.

Kam një ofertë nga Sabail, një ekip në Azerbajxhan. Mirëpo, do të isha i gatshëm ta ndihmoja Skënderbeun në këtë periudhë, pasi është edhe një detyrim moral”, ka deklaruar Bicaj për “Super Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"