Bicaj: Eksperienca te Vllaznia ka qenë e vështirë, kam kaluar shumë vuajtje edhe në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 19:31

Bicaj: Eksperienca te Vllaznia ka qenë e vështirë, kam kaluar shumë vuajtje edhe në Vlorë

Ditmar Bicaj u shpall njeriu i ndeshjes në takimin ndaj Lushnjës. Pas sfidës ai dha një intervistë për “Supersport”.

28176219_10208578379097120_605727024_n

Goli i sotshëm, e kërkuat vetë topin?

E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, sepse Lushnja është një ekip që luan futboll. Të tilla ndeshje zgjidhen edhe me goditje standarde. Personalisht kisha një markim nga një mbrojtës i Lushnjës dhe ai çmarkim qëlloi vendimtar për ekipin. Ndonjëherë shënojnë edhe mbrojtësat jo vetëm sulmuesit.

Dyluftimi me Sefen?

Gjithmonë dyluftimet ndaj Sefës kanë qenë të vështirë, por unë jam i kënaqur për golin dhe për tre pikët. Tani na ngelet të shohim për më lart.

Përplasja me Sefën?

Jam plotësisht dakort për rezikun që kishte rasti dhe aq më tepër kur ma thonë edhe të tjerët. Do mundohem që të rregulloj këtë gabim në javët në vazhdim.

Sa i vështirë ka qenë ambientimi në Vlorë?

Pak a shumë në fillim ka qenë i vështirë, sepse vija nga një periudhë jo shumë e mirë te ekipi i Vllaznisë dhe nuk kam qenë shumë i kënaqur me rendimentin që kam patur atje. Aty nuk ka një person që u qëndron në kokë lojtarëve për cdo rast. Kam ardhur këtu me kërkesën e Duros me kënaqësinë më të madhe. Ka qenë e vështirë për mua sepse kur vjen me kërkesën e trajnerit duhet të japësh më të mirën. Dua të falënderoj shokët, tifozët dhe trajner Duron. E kam kaluar këtë situatë dhe tani ndihem shumë mirë në Vlorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"