Bicaj drejt firmës në Azerbajxhan, Xhufo transferohet te “rivali i përbetuar” i Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2018 | 14:56

Bicaj drejt firmës në Azerbajxhan, Xhufo transferohet te “rivali i përbetuar” i Shkëndijës

Ditmar Bicaj drejt Azerbajxhanit. Mbrojtësi mësohet se ka arritur akordin me klubin Zira dhe pritet të udhëtojë drejt tokës azere për të diskutuar rreth detajeve të fundit të kontratës. “Momentalisht jemi në periudhë pushimi, por kam dy oferta zyrtare, të cilat më kanë mbërritur këto ditë dhe me shumë mundësi këtë sezon do jem jashtë Shqipërisë.

flamurtari bicaj

Megjithatë, me drejtuesit e Flamurtarit do ulem të flasë përsëri sepse kam edhe raporte shumë të mira personale. Dëshira është të jem pjesë e një lige të huaj këtë sezon. Ndërsa në Shqipëri e them me plot bindje që në Vlorë jam ndier shumë mirë”, pati thënë pak ditë më parë për gazetën Bicaj.

XHUFO – Në Maqedoni pritet të shkojë edhe një tjetër lojtar që është larguar nga Flamurtari. Bëhet fjalë për mesfushorin Viktor Xhufo. Ky i fundit ka qenë më parë pjesë e Shkëndijës së Tetovës dhe e njeh ambientin maqedonas. Xhufo do të jetë tashmë pjesë e nënkampionëve, ndërsa do të prezantohet javën e ardhshme te Vardari. Braziliani konfirmon lajmin për “infOSport.mk”.

xhufo

“Kam arritur marrëveshje me Vardarin. Jam shumë i lumtur, ndërsa javën tjetër do të jem në Maqedoni për të finalizuar gjithçka”, është shprehur braziliani që luajti në 26 ndeshje në Vlorë dhe shënoi 4 gola. Për shkak të paraqitjeve jo të mira, lojtarit nuk iu ofrua rinovimi nga Flamurtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"