Biba, kandidat për kreun e KOKSH: U kërkoj vota anëtarëve që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 19:51

Biba, kandidat për kreun e KOKSH: U kërkoj vota anëtarëve që…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mun djes, Martin Biba, ka bërë të ditur publikisht kandidaturën e tij për postin e presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Me anë të një deklarate, Biba njofton se është propozuar nga disa federata olimpike për të kandiduar.

biba-martin

Edhe një herë tjetër kreu i mundjes sulmon drejtuesit aktualë të KOKSH, të cilët i quan të papërgjegjshëm dhe pa moral për të përfaqësuar asamblenë. Biba thotë se kërkon votat e anëtarëve të asamblesë që nuk ndajnë interesa me sekretarin Stavri Bello dhe presidentin Viron Bezhani.

Ja deklarata e plotë e Martin Bibës:

“Edhe pse problematike është situata në KOKSH, unë shpreh ambicien për president të KOKSH! Si e justifikoj këtë iniciativë: vetërregullim dhe përfaqësim olimpik i federatave olimpike në organet drejtuese për përcaktimin si kusht themelor që federatat olimpike janë shumicë dhe dominojnë asamblenë e KOKSH.

Me propozimin e disa federatave olimpike shpall kandidaturën për president të Komitetit Olimpik Shqiptar! KOKSH ndodhet në udhëkryq institucional, sepse presidenti dhe sekretari i përgjithshëm janë në akuza të ndyra për njëri-tjetrin. Kjo situatë nuk më kënaq aspak, por e kam deklaruar se do të vinim në një situatë të tillë që kur dhashë dorëheqjen në sallë si kandidat për president i KOKSH në 2013 me motivacionin se nuk bëhem pjesë e skemave dhe intrigave të KOKSH, në atë kohë me heqje të emrit nga lista e kandidimit në sallë ku po mbaheshin zgjedhjet dhe ashtu u bë.

Komiteti Ekzekutiv aktual i papërgjegjshëm dhe aspak përfaqësues real i asamblesë ( pra i pamoral ), në çdo detaj dhe i gjendur jo rastësisht në jo pak raste në situata mjerane për shkak të anëtarësisë (asaj false pra vetëm për votë e interes) apo organeve drejtuese të KOKSH, u bëj thirrje anëtarëve të asamblesë së përgjithshme të KOKSH të më mbështesin në platformën time për president të KOKSH që olimpizmi të jetë në vetën e parë!

Nuk kam dhe nuk do të kem interesa personale përveç olimpizmit shqiptar dhe veç shkatërrimit të së keqes të deritanishme nëpërmjet ushtrimit të vullnetit të shumicës në asamblenë e KOKSH! Dua me gjithë zemër të kërkoj votën e anëtarëve të KOKSH të cilët nuk ndajnë interesa as me Stavri Bellon dhe as me Viron Bezhanin përkatësisht (sekretar i përgjithshëm dhe president i KOKSH) të votojnë të lirë dhe pa influenca! Na shkoftë mbarë!”, shkruan Biba në deklaratën e tij.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"