Bezhani e çoi për herë të dytë në Krimin Ekonomik, Stavri Bello sqaron çështjen e skandalit të bursave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2019 | 14:11

Bezhani e çoi për herë të dytë në Krimin Ekonomik, Stavri Bello sqaron çështjen e skandalit të bursave

Komiteti Olimpik shqiptar tashmë është një kaos total dhe i përçarë. Presidenti Viron Bezhani ka denoncuar në sektorin e Krimit Ekonomik për herë të dytë, pranë policisë së shtetit abuzimet financiare sipas tij, pa firmën e tij, të cilat janë kryer nga administrata e sekretarit Starvri Bello.

stavri bello

Por, Sekretari i KOKSH, përmes një sqarimi në faqen zyrtare, ka informuar dhe ka qartësuar publikun sipas tij, nëpërmjet dokumentave përkatëse, duke vërtetuar të kundërtën e asaj që pretendon Bezhani.

Skandali i bursave, ka qenë tema kryesore që ka shkaktuar këtë kaos në KOKSH dhe nëpërmjet ligjeve dhe akteve nën ligjore, ka informuar opinionin publik.

Sqarimi i Stavri Bellos:

“Të nderuar Sportistë,

I nderuar komunitet i sportit në tërësi dhe i gjithë publiku,

Në të gjithë amullinë e krijuar në lidhje me pretendimet e ngritura të z.Bezhani, administrata e KOKSH e ndjen përgjegjesi dhe obligim të informoj, sqarojë dhe qartësojë  publikisht nëpërmjet dokumentave përkatëse, si vijojnë, për të vërtetuar të kundërtën e pretendimeve të z.Bezhani.

Për Tatimin në Burim të Bursave Olimpike për Sportistë gjeni bashkëngjitur dokumentacionin si më poshtë:

  1. 1. Tabela përmbledhëse (Aneks 1)Aneks 1
  2. Ligji Nr.8438 datë 28/12/1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar (marrë nga www.tatime.gov.al) (2 faqe, faqja e parë e Ligjit dhe faqja me nenin 8 “Të ardhura të përjashtuara”) (Aneks 2)Aneks 2
  3. KOKSH 2018 – Analizë veprime llogari, faqe 31/75, Programi i menaxhimit financiar të KOKSH, Financa 5, (pagesat e kryera në llogaritë bankare të sportistëve) (Aneks 3)Aneks 3
  4. KOKSH 2018 – Analizë veprime llogari, faqe 50/75, Programi i menaxhimit financiar të KOKSH, Financa 5, (pagesat e kryera në Drejtorinë e Tatimeve) (Aneks 4)Aneks 4
  5. Urdhër pagesat, Tatim i Mbajtur në Burim të vitit 2018 (sistemi tatimor) dhe përmbledhëse e financës KOKSH (ku përfshihen tatimet e Bursave Olimpike) si më poshtë: Aneks 5
  • Periudha Maj 2018, shuma 224,546 Lekë (Aneks 5 – 5/1)
  • Periudha Qershor 2018, shuma 339,689 Lekë (Aneks 5/2 – 5/3)
  • Periudha Tetor 2018, shuma 184,094 Lekë (Aneks 5/4 – 5/5)
  • Periudha Nëntor 2018, shuma 52,623 Lekë (Aneks 5/6 – 5/7)
  1. Pagesat e sportistëve për bursat Olimpike përkatësisht me urdhër transfertë ose çeqe (përfshirë statement bankare) si më poshtë:
  • Urdhër transfertat e bursave (11 copë, Aneks 6 – 6/10)Aneks 6 – referencë faqe 31/75 e Analizës veprime llogari- KOKSH 2018.
  • Çeqe të bursave (7 copë, Aneks 6a – 6a/3)Aneks 6a  – referencë faqe 31/75 e Analizës veprime llogari- KOKSH 2018.
  • Statement bankare (Aneks 6b – 6b/4)Aneks 6b
  1. Përmbledhëse e shpërndarjes së Bursës Olimpike nga Koordinatori i Projekteve për periudhat:
  • Bursa “PyeongChang 2018” periudha Nëntor 2017 – Shkurt 2018 (Aneks 7)Aneks 7
  • Bursa “Tokyo 2020” periudha Janar – Prill 2018 (Aneks 7/1)
  • Bursa “Tokyo 2020” periudha Maj – Gusht 2018 (Aneks 7/2)
  1. Raportet financiare së bashku me Evaluation Form për pagesat e kryera gjatë vitit 2018, për periudhat e mëposhtme:
  2. Bursa “PyeongChang 2018” periudha Nëntor 2017 – Shkurt 2018 (Aneks 8a – 8a/4)Aneks 8a
  3. Bursa “Tokyo 2020” periudha Janar – Prill 2018 (Aneks 8b – 8b/7)Aneks 8b
  4. Bursa “Tokyo 2020” periudha Maj – Gusht 2018 (Aneks 8c – 8c/9) Aneks 8c 

9.Miratimi i Bursave nga Solidariteti Olimpik si më poshtë: Aneks 9

a.Miratim i Bursave “PyeongChang 2018” (Aneks 9a -9a/1)

b.Miratim i Bursave “Tokyo 2020” (Aneks 9b – 9b/4)

  1. Raporte financiare së bashku me Evaluation Form,të cilat janë firmosur nga z.Bezhani, të periudhave të mëparshme (për referencë), tre raporte, si më poshtë:

a.Bursa Olimpike “Rio 2016” periudha Janar – Prill 2016 (Aneks 10a – 10a/5)Aneks 10a 

b.Bursa “PyeongChang 2018” periudha Mars – Qershor 2017 (Aneks 10b – 10b/4)Aneks 10b

c.Bursa “PyeongChang 2018” periudha Korrik – Tetor 2017 (Aneks 10c – 10c/4)Aneks 10c

11.Kontratat me sportistët, të cilat i ka firmosur z.Bezhani, si më poshtë:

a.Bursa “PyeongChang 2018”, 3 kontrata (Aneks 11a – 11a/8)Aneks 11a

b.Bursa “Tokyo 2020”, 8 kontrata (Aneks 11b – 11b/26)Aneks 11b

12.Modeli i raportimit nga Solidariteti Olimpik, ku parashikon edhe taksat qeveritare, në vendet ku aplikohet (Aneks 12 – 12/1)Aneks 12

13.Detyrimet në kohë reale (nxjerrë nga sistemi i tatimeve, datë 18/10/2019 (Aneks 13)Aneks 13 

Në lidhje me pretendimet e z.Bezhani për pagesën e punonjësve gjeni bashkëngjitur:

14.Proçes verbalin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të datës 25 Janar 2018, miratuar dhe firmosur nga z.Bezhani,  (Vendimi 5 dhe 6)(Aneks 14 – 14/4) Aneks 14

15.Llogaritja nga financa e KOKSH, e pagës shtesë të punonjësve (Aneks 15 – 15/1)Aneks 15

16.Listëpagesa të kryera gjatë vitit 2018, Janar – Dhjetor 2018, ku ka firmosur edhe vetë z.Bezhani, (për honorare, pagesa shtesë) (Aneks 16 – 16/23)Aneks 16 

17.KOKSH 2018 – Analizë veprime llogari, faqe 51/75, Programi i menaxhimit financiar të KOKSH, Financa 5, (pagat e personelit të KOKSH) (Aneks 17)Aneks 17 

18.Udhëzimin e përbashkët të MF dhe MAS “Për mënyrën e përdorimit të fondit”Grand/transfertë korrente e brendshme” për Federatat Sportive dhe Komitetin Olimpik Shqiptar”, nga i cili paguhen vetëm 4 (katër) punonjës. Punonjësit e tjerë paguhen nga fondi i KOKSH. (Aneks 18 – 18/3)Aneks 18 

Në lidhje me pretendimet për blerje pajisje, gjeni bashkëngjitur:

19.Raportin financiar dhe aplikimin për Aktivitete Speciale të COE (support and upgrade NOC IT Equipment), realizuar nga KOKSH për periudhën 2017 – 2018 në lidhje me pajisjet elektronike të blera për përmirësimin dhe pasqyrimin e punës së KOKSH, të firmosur nga vetë z.Bezhani. (Aneks 19 – 19/3) Aneks 19

Në lidhje me pretendimet për blerjen me kartën e debitit të KOKSH gjeni bashkëngjitur:

20.Tabelën e detajuar të përdorimit të kartës së KOKSH (format A3, Aneks 20 – 20/3)Aneks 20

Referuar kësaj tabele sipas indeksit numëror, bashkëngjitur janë të gjitha faturat justifikuese për shpenzimin e bërë. Meqenëse shpenzimi është bërë me kartën e KOKSH, referenca është vendosur me kodin K1 – K105.

Ju informojmë se për çdo projekt, që financohet nga CIO (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar) dhe COE (Komiteti Olimpik Europian), bëhet nga KOKSH raport financiar dhe teknik. Sikurse mund të shikoni në Raportet Financiare të Aktiviteteve të KOKSH, të bashkëngjitura, ato janë krejtësisht të detajuara.

21.Gjithashtu sqarojmë se fondet e KOKSH (financime të CIO dhe COE) auditohen nga Solidariteti Olimpik. Auditimi i fundit është bërë në vitin 2016. Gjeni bashkëngjitur shkresën konfidenciale nga shefja e Financës së Solidaritetit Olimpik. (Aneks 21)Aneks 21

22.Veprimtaria financiare e KOKSH, auditohet çdo vit, nga auditues të jashtëm. Bashkëngjitur gjeni Raportet e auditimit nga shoqëria “Lireng Auditing”, për vitet:      

  • Raport auditimi i pasqyrave financiare të vitit 2016 (Aneks 22a – 22a/4)Aneks 22a
  • Raport auditimi i pasqyrave financiare të vitit 2017 (Aneks 22b – 22b/2)Aneks 22b
  • Raport auditimi i pasqyrave financiare të vitit 2018 (Aneks 22c – 22c/30)Aneks 22c

Raporti i auditimit të pasqyrave financiare të vitit 2018 është miratuar në datë 21 Shtator 2019, nga Asambleja vjetore e KOKSH.

23.Pavarësisht pretendimeve të z.Bezhani, ju informojmë se të gjitha dokumentat i janë vënë në dispozicion. Pretendimet z.Bezhani i ka paraqitur edhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka quajtur të pabazuara në ligj. Gjeni bashkëngjitur Vendimin e Gjykatës. (Aneks 23 -23/4)Aneks 23  

KOKSH mbetet i hapur për çdo sqarim që mund të kërkohet.

 

Sekretar i Përgjithshëm                                                                  

Stavri BELLO    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"