“Betimi” i Shaqirit: Kurrë, kafe me Nevil! U tallën kur shkova te Liverpuli, Salahut i bëra dy “tunele”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 12:14

“Betimi” i Shaqirit: Kurrë, kafe me Nevil! U tallën kur shkova te Liverpuli, Salahut i bëra dy “tunele”

“Që të jem i sinqertë nuk jam një tifoz i Shaqirit dhe mendimin tim e përkeqëson fakti që sezonin e kaluar, ai ishte një nga faktorët që përçanë ekipin Stokes”. Me këtë deklaratë, Geri Nevil komentonte zbarkimin e Xherdan Shaqirit në “Anffield Road”. shaqiri

Disa muaj më pas, zvicerani e ka marrë veten dhe ka fituar disa shkallë në rendin hierarkik të ekipit të Jurgen Klopit. Aktualisht, sulmuesi është i grumbulluar me kombëtaren zvicerane dhe nga grumbullimi i Bazelit ai ka dhënë një intervistë.

Një nga pyetjet kishte lidhje pikërisht me polemikat me ish-legjendën e Junajtidit dhe i pyetur nëse do ta pinte një kafe me të, Shaqiri u përgjigj: “Jo aspak, nuk më intereson çfarë thotë ai. Nuk më intereson nëse Nevil tani mendon se po luaj shumë apo pak, ose mirë apo keq”.

“HAKMARRJA” – Pas transferimit te Liverpuli, djaloshi me origjinë kosovare nuk fliste me shtypin, teksa punoi shumë dhe kohët e fundit e gjeti veten në një pjesë gjithnjë e më të rëndësishme, te nënkampionët e Europës. Edhe në takimin e fundit kundër Fulhemit, ishte Shaqiri, i cili shënoi golin e dytë të rëndësishëm në fitoren 2-0 për të siguruar tri pikë.

Xherdan-Shaqiri-1021850

“Shumë njerëz janë tallur me mua pas transferimit te Liverpuli, duke thënë se po e bëja hapin më të madh se këmbën. Unë kam qenë gjithmonë i qetë edhe pse në fillim luaja pak. E dija, sigurisht për shkak të përvojës në Bajern dhe Inter, se duhet të isha më i durueshëm, të punoja i përqendruar dhe pastaj të shfrytëzoja shansin tim kurdo që të më jepej”.

“BEATLES” DHE SALAH – Koha e pakët në Liverpul nuk i ka mundësuar të njohë imtësisht qytetin, por e ka afruar futbollistin me grupin muzikor “Beatles”. “Vërtet dëgjoj muzikë të ndryshme, por “Beatles” i njihja që përpara se të transferohesha në Angli. Ata njihen si katër fantastikët, ndaj një herë kam postuar në “Instagram” një fotografi timen me Firminon, Salahun dhe Manenë, duke shkruar poshtë ‘Katër fantastikët’”, tregoi 27-vjeçari.

Xherdan+Shaqiri+Mohamed+Salah+Leicester+City+ZARSOdRlN8ml

Miqësia me Salah është ajo më e ngushta. Dyshja është afruar në Liverpul, por njohja e tyre daton që në kohët e Bazelit, kur Shaqiri ishte një yll vendës, ndërsa egjiptiani ende i panjohur. Lidhur me takimin e tyre, Shaqiri tregoi edhe një prapaskenë: “Kur u takuam për herë të parë në Liverpul, Momo më tha se ishim parë në Bazel. Mua nuk më kujtohej momenti, ndërsa atij po, sepse i kisha kaluar dy herë topin poshtë këmbëve në një ndeshje prove të tijën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"