Beteja për vendin e parë, trajneri i Mançester Junajtid kërcënon PSG-në: Kavani është i motivuar!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 10:00

Beteja për vendin e parë, trajneri i Mançester Junajtid kërcënon PSG-në: Kavani është i motivuar!

Në kërkim të pikës që do të siguronte kualifikimin e Mançester Junajtidit në 1/8- at e Ligës së Kampioneve. Dhe mënyra më e mirë për të lënduar klubin e PSG-së sot në “Old Trafford”, është t’i vendosësh përballë golashënuesin më të mirë të historisë së kampionëve të Francës, Edinson Kavanin. Ky është plani që ka përgatitur trajneri i “Djajve të kuq”, Ole Gunar Solskjaer dhe ai nuk e fshehu aspak në konferencën e djeshme për shtyp. “El Matador”, i cili firmosi gjatë merkatos së verës në “Old Trafford”, u largua nga Parisi si golashënuesi më i mirë i klubit (200 gola). Të dielën, 33- vjeçari shënoi dopietën që ndihmoi anglezët të përmbysnin Sauthemptonin 3-2, mirëpo u përfshi në një skandal racizmi pas një postimi për një mikun e tij, i cili mund t’i kushtojë të paktën 3 ndeshje pezullim.
2_GettyImages-1281082134
“Edinson është gati për të luajtur dhe sigurisht që është një ndeshje speciale për të që të luajë kundër PSG-së, klubit të tij të vjetër, ku ai është shënuesi më i mirë. Kjo do të ndikojë psikologjikisht tek ai. Por duke e njohur, kjo do ta motivojë. Ai është shumë profesionist dhe me eksperiencë. Dhe ai do të jetë gati për ndeshjen. Ai e ka mësuar leksionin e asaj që ndodhi pas ndeshjes me Sauthemptonin. Ne kemi folur me të dhe atij i vjen me të vërtetë keq për atë që ndodhi. Por nuk kishte asnjë qëllim dashakeq. Ai është marrë në pyetje nga FA dhe do të bashkëpunojë me ta”, u shpreh trajneri norvegjez në konferencën për shtyp. P

astaj vijnë edhe komentet për duelin me skuadrën e Tuhelit: “Sa më shpejt që të kualifikohemi aq më mirë. Ne duam të renditemi të parët në grup. Do të zbresim në fushë me stilin tonë, me qëllim për të sulmuar dhe mbrojtur mirë ndaj një skuadre të madhe. Objektivi është të fitojmë ndeshjen dhe grupin”.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO 

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"