“Besojmë te fitimi i Ligës së Kampionëve”, flet Kielini: Ja kur do të rikthehem nga dëmtimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 15:24

“Besojmë te fitimi i Ligës së Kampionëve”, flet Kielini: Ja kur do të rikthehem nga dëmtimi

Xhiorxhio Kilelini nuk ka mundur ta ndihmojë Juventusin, për shkak të një dëmtimi të rëndë që ka pësuar në ligamentin e gjurit të djathtë.giorgio-chiellini-juventus_viaoszewzr9915h3pwdtpiebk

Duket se rikuperimi po shkon shumë mirë për futbollistin, i cili shpreson të jetë i gatshëm për ekipin për një pjesë të sezonit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, 35-vjeçari ka folur për dëmtimin e tij, por edhe për trajnerin Sarri, ku thotë se të gjithë duhet të kenë durim për të. “Rikuperimi po shkon mirë, dhe unë mendoj se mund të kthehem përsëri në fushë në shkrut ose mars. Fatkeqësisht duhet edhe shumë kohë. Kam kaluar disa ditë jashtë vendit, por nesër do të kthehem në Itali për të vazhduar rikuperimin.

Skuadra po bën shumë mirë edhe pa mua, por shpresoj që unë të kthehem në prancerë dhe t’i ndihmoj ata. Ne duhet të kemi durim për Sarrin, çdo trajner që do vinte pas Alegrit do të kishte shumë vështirësi, por me Sarrin rezultatet janë në anën tonë.

Liga e Kampionëve? Ne gjithmonë besojmë se mund ta fitojmë atë këtë sezon. Kjo edhe për faktin se kemi afruar lojtarë shumë të mirë.”, u shpreh italiani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"