“Besoja se do të fitonim”, Kalari i dëshpëruar pas barazimit: Krenar për çfarë dhamë në fushë, po të mos mungonin 7 lojtarë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 23:15

“Besoja se do të fitonim”, Kalari i dëshpëruar pas barazimit: Krenar për çfarë dhamë në fushë, po të mos mungonin 7 lojtarë…

Zv/trajneri i Partizanit Renaldo Kalari shprehu dëshpërimin pas barazimit 1-1 në momentet e fundit me Tiranën.
bandicam 2020-07-10 23-03-32-776
Pas derbit, Kalari u ndie krenar për paraqitjen që dha ekipi sot në fushë. Ai shtoi se besonte që këtë betejë me bardheblutë mund ta fitonin.

Në lidhje me vendimin e trajnerit Adolfo Sormani për të mos e drejtuar skuadrën në pas infektimit të disa lojtarëve të Partizanit me koronavirus, Kalari shton se e mësoi lajmin pak momente përpara se të hynte në stadiumin “Air Albania”.

“Për këtë më vjen keq më shumë sot. Kemi bërë një ndeshej të mrekullueshme duke patur parasysh situatën e ditëve të fundit. Më vjen keq se dhamë gjithçka luajtëm për gjithçka sot. Dhamë gjithçka. Kishim besim se do t’ia arrinim fitoren. Kur merr barazim në shtesën e lojës. Më vjen shumë keq. Por, duhet të jemi krenarë për atë çfarë bëmë sot .

Vështirësitë ishin brenda. Nuk është e pakët kjo situatë që kemi kaluar. U mblodhëm dhe diskutuam dhe thamë të japim maksimumin në fushën, edhe për ata djem që janë infektuar me koronavirus. Dhamë çdo gjë, luajtëm dhe për ata. Kisha besim se do të fitonim. Futbolli është lojë burrërore, edhe atëherë kur ke probleme. Gjen forca për të luajtur në këto kushte. Me ata të shtatë sot do të ishim ndryshe.

Futbolli kështu është, ka raste të bukura, keqardhje, top i gjatë dhe karambol del topi për lojtarin e Tiranës. Po të kishte shënuar Bardhi, do të flisnim ndryshe. Ne i dimë vështirësitë. Edhe kur u fut Muçi në fushë dhe shënoi, i doli rasti dhe nuk gaboi.

Sormani – Nuk ka asnjë thyerje. Ai ka bërë punën e vet. Djemtë dhanë gjithçka. Ai e ka stërvitur sot ekipin.E mora vesh para se të vija në stadium që do ta drejtoja unë ekipin. Për gjërat e tjera, nuk janë pyetje që më takojnë mua. Janë vendim që u takojnë drejtuesve të klubit. Nuk mund t’i japë këto përgjgije. Jam pjesë e këtij klubi prej 5 vitesh. Kam qenë me stafin e Lerdës, dhe me Sormanin. Do bëj maksimumin. Për pjesën tjetër, nuk janë çështje që më takojnë mua.

Futbollistë të frikësuar nuk pati sot, e patë vet. Erdhëm në stadium. Zbatuam protokollin e federatës dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Kemi kërkuar që derbi të luhej. Jeta vazhdon. I kemi informacionet që ky virus do të vazhdojë për shumë kohë. Gjendja psikologjike nuk ishte ashtu si duhej në një situatë normale”, deklaroi Kalari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"