“Besoj te lojtarët e mi”, flet Pioli: Renditja tregon se ne jami larg Juventusit, por ndeshja fillon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 17:07

“Besoj te lojtarët e mi”, flet Pioli: Renditja tregon se ne jami larg Juventusit, por ndeshja fillon…

Milani do të përballet me Juventusin në transfertë ditën e nesërme, në një ndeshje shumë të vështirë për kuqezinjtë, për formën jo të mirë që po kalojnë.Pioli

“Djalli” kërkon pikë me çdo kusht, në mënyrë që të vazhdojë rrugën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Në prag të sfidës së nesërme, ën konferencë për shtyp ka dalë tekniku i kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili shprehet se do të jetë një ndeshje e vështirë, por ata do të provojnë të marrin pikë.

“Unë u besoj lojtarëve të mi dhe ata besojnë se mund të bëjnë mirë. Renditja tregon se ne jemi larg Juventusit, por ndeshjet fillojnë 0-0 dhe 11 kundër 11.

Ne kemi pak pikë për ndeshjet që kemi bërë, por keqardhja që kemi humbur pikë, duhet të na ndihmojë të rritemi si ekip. Ne duhet të tregojmë një performancë edhe më e mirë se ajo kundër Lacios. Duhet të jemi më të saktë dhe të gabojmë më pak.

Nëse do të fitojmë ndaj Juventusit, do të na ndihmonte shumë për të ardhmen. Moduli? Ne jemi stërvitur për tu përmirësuar, nesër do të shohim se si do të luajmë.piolii

Suso do të jetë në dispozicion, ai është stërvitur mirë gjatë gjithë javës. Ibra? Është një lojtar i shkëlqyer dhe profesionist, megjithatë merkato është ende larg.

Duhet të jemi kompakt dhe agresiv sepse do të përballemi me lojtarë të fortë dhe profesionistë. Ne duhet të jemi të mirë në leximin e të gjitha situatave.”, përfundoi Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"