“Besoj se do të përballemi me një kundërshtar të fortë”, Ançeloti batuta me shortin: Uroj që UEFA të mos e katranosë sërish si vjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 11:10

“Besoj se do të përballemi me një kundërshtar të fortë”, Ançeloti batuta me shortin: Uroj që UEFA të mos e katranosë sërish si vjet

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka dalë në konferencë para mediave në prag të derbit kundër Rajo Vajekanos.

karlo

Mediat spanjolle e kanë cilësuar si një nga konferencat më të shkurtra të italianit, ndonëse ai i ka prekur të gjithë temat më të rëndësishme, duke nisur që nga shorti i Ligës së Kampioneve, që do të hidhet sot në mesditë. Ançeloti nuk i ka kursyer batutat, duke kujtuar gafën e UEFA-s vitin e kaluar, që e detyroi atë të hidhte për së dyti shortin pas gafës me Atletikon e Madridit.

“Besoj se do të përballemi me një kundërshtar të fortë, kjo është e sigurt. Uroj që UEFA të mos e katranosë sërish si vjet. Por, në këto momente nuk më shqetëson shumë shorti i Ligës së Kampioneve. Më shqetëson më shumë ndeshja kundër Vajekanos”, ka thënë trajneri i Realit të Madridit.

RODRIGO E RONALDO DA LIMA – “Personalisht e shoh gjithnjë e më shumë Rodrigon si një numër 9. Nëse arrin nivelin e Ronaldo da Limës do të na duhet t’i bëjmë një statujë. Ronaldo nuk pati fatin të ndodhej në të njëjtën pozitë që ndodhet Rodrigo sot”.

BENZEMA – “Kapiteni nuk luan, sepse nuk mundet të luajë. Por nuk duhet të shqetësohemi. Dëmtimi i tij, nga ana tjetër, u ka dhënë mundësi të shpërthejnë lojtarë të tjerë, Vinicius, Rodrigo, Valverde… Benzema do të na duhet patjetër pas Botërorit”.

PIKE – “Ka qenë një nga qendërmbrojtësit më të mirë, më të fortët që kam parë. Ka vendosur ta mbyllë këtu, ndonëse jam i bindur se ka qenë një vendim shumë i vështirë për të. Ka marrë një vendim të fortë për jetën e tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"