Besnik Prenga “rikthehet” te Laçi, ish-sulmuesi i Tiranës emërohet zv.trajner i kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 12:21

Besnik Prenga “rikthehet” te Laçi, ish-sulmuesi i Tiranës emërohet zv.trajner i kurbinasve

Ish-trajneri i Laçit, Besnik Prenga, i cili u fut në historinë e klubit kurbinas si njeriu që udhëhoqi skuadrën drejt fitores së parë në Ligën e Europës, pikërisht atë ndaj Anorthisis, i bëri dje një vizitë surprizë ish-ekipit.

besnik-prenga

Prenga u shfaq në stadiumin e Fushë-Krujës, duke u takuar përzemërsisht lojtarët dhe presidentin Laska, e më pas bëri një bisedë të shkurtër edhe me trajnerin aktual, Artan Mërgjyshi. Ndërkohë, pjesë e stafit të Laçit është bërë edhe ish-sulmuesi Migen Memelli, i cili do të jetë ndihmës i Mërgjyshit. Në sezonin e fundit pogradecari ka qenë trajneri i Tiranës U-17. B. Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"