Besnik Hasi eliminon Partizanin e Beogradit, kualifikohet Cikalleshi. Eliminohet Legia e Sadikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2017 | 22:44

Besnik Hasi eliminon Partizanin e Beogradit, kualifikohet Cikalleshi. Eliminohet Legia e Sadikut

U luajtën sot ndeshjet e kthimit të turit të tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve dhe në këtë mënyrë u përcaktuan 15 skuadrat që u kualifikuan në fazën “play off”.

Atletico Madrid v Real Madrid - UEFA Champions League Final

Besnik Hasi në drejtimin e Olimpiakosit arriti të eliminonte Partizanin e Beogradit duke menaxhuar fitoren 1-3 në transfertë në ndeshjen e parë. Takimi i sotëm në Greqi u mbyll në barazim 2-2.

Istanbul Bashakshehiri i Sokol Cikalleshit është kualifikuar për më tej duke eliminuar belgët e Klub Bryzh. Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë në transfertë, sot turqit fituan 2-0 në shtëpi. Cikalleshi e ndoqi të gjithë takimin nga stoli.

Legia e Armando Sadikut nuk arriti të përmbyste humbjen e parë në transfertë me rezultatin 3-1 ndaj Astanës. Polakët fituan vetëm 1-0 në shtëpi duke u eliminuar për të vazhduar rrugëtimin europian në fazën “play off” të Ligës së Europës. Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen si titullar, por u zëvendësua në minutën e 58.

Në takimet e tjera bie në sy eliminimi i Ajaksit përballë francezëve të Nisës si dhe kualifikimi i Jang Bojsit ndaj Dinamos së Kievit. Vardari i Maqedonisë u eliminua në Danimarkë duke humbur 4-1 përballë Kopenhagës, çka bëri të pavlefshme fitoren 1-0 në ndeshjen e parë në Shkup.

LIGA E KAMPIONEVE – TURI I TRETË KUALIFIKUES

Sherif Tiraspol – Karabak 1-2 (0-0)

BATE Borisov – Sllavia Pragë 2-1 (0-1)

CSKA Moskë – AEK Athinë 1-0 (2-0)

APOEL Nikozia – Vitorul 4-0 (me kohë shtesë) (0-1)

Istanbul Bashakshehir – Klub Bryzh 2-0 (3-3)

Kopenhagë – Vardar 4-1 (0-1)

Viktoria Plzen – Steaua Bukuresht 1-4 (2-2)

Jang Bojs – Dinamo Kiev 2-0 (1-3)

Hafnarfjordur – Maribor 0-1 (0-1)

Ludogorets – Hapoel Bir Sheva 3-1 (0-2)

Ajaks – Nisë 2-2 (1-1)

Olimpiakos – Partizan Beograd 2-2 (3-1)

Rijeka – Salzburg 0-0 (1-1)

Rozenborg – Sëlltik 0-1 (0-0)

Legia Varshavë – Astana 1-0 (1-3)

*** Në kllapa () rezultati i ndeshjes së parë ***

*** Me të zezë skuadrat e kualifikuara ***

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"