Besim total dhe fonde për të zbritur Juven nga “froni”, Marota: “Suning”, grup madhështor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2018 | 10:39

Besim total dhe fonde për të zbritur Juven nga “froni”, Marota: “Suning”, grup madhështor

Kur Bepe Marota firmosi me Juven, në qershor të 2010-ës (qëndroi për 8 sezone në Torino), Interi sapo kishte festuar, vetëm 15 ditë më parë, titullin e pestë radhazi, “antipastë” e finales (së fituar) në Madrid.

marota

Vitin pasardhës, seria do ndalej nga Milani; nga 2012-a nisi “dinastia” bardhezi, që mban firmën edhe të ish-drejtuesit e administratorit bardhezi të kërkuar nga Andrea Anjeli. Kur Marota të firmosë me Interin sezoni do jetë thuajse në mes, por objektivi i njëjtë: t’i japë fund supremacisë e t’u marrë “fronin” “pardonëve”.

“GRUP I MADH” – Marota është kthyer mbrëmjen e djeshme në Itali pas vizitës në Kinë, ku ka takuar pronarët e Interit, familjen Zhang (gjithashtu në pronësi të grupit investitor “Suning”) dhe lidhur me “ekskursionin” në Azi është mjaftuar me një batutë, për “Il Giornale”:

marota

“Eksperiencë e bukur, një grup i madh”. Është gjithçka gati për “martesën”: nga kontrata me klubin zikaltër Marota pritet të përfitojë 1.5 milionë euro në vit, plus bonuse të rëndësishme. Zyrtarizimi, siç u raportua edhe dje, mendohet të shpallet pas Juve-Inter që luhet më 7 dhjetor, për të mos rrezikuar një përballje me ish-tifozët, rivalë të përjetshëm.

SFIDË “ZONJËS” – Sipas “Corriere dello Sport”, pronarët e klubit zikaltër i kanë premtuar dorë të lirë në vendimmarrje Marotës (edhe pse nuk pritet të ketë menjëherë “çek të bardhe”), duke i lejuar çdo lëvizje në merkato. Gjithmonë bazuar te mediat italiane nuk do ketë më “veto” në shitjen e ndonjërit prej yjeve: kjo me synimin për të pasur një “thesar” të bollshëm në ndërtimin e një Interi konkurrues për t’iu afruar nivelit të Juventusit: synimi madhor i “Suning” është titulli brenda sezonit 2020-’21.

Marotta.Juve.Champions.League.2018.19.sorride.750x450

Por, me “Zonjën” ndërthuren edhe planet e merkatos: Rabio, Marsial e Milinkoviç-Saviç janë “big”-ët, për të kaluar te talentet Ozan (emër i ri: mbrojtës me vitlindje 2000 i Galatasarajit) Tonali, Todibo, Barela, Andersen e Kieza. Shumë emra, shumë negociata të mundshme: sfidë në çdo front.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"